Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimtare të jenë prezente në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë./Shqiperiaime.com.al