E zgjodhi publiku, kush është finalisti i parë i Big Brother

Ilir Shaqiri është finalisti i parë i Big Brother Albania VIP. Gjatë spektaklit është hapur një votim ku do votohej për finalistin e parë. Si më i votuari nga publiku rezultoi të ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Ndërkaq, më herët diskutimet mes banorëve janë shoqëruar me akuza ndaj njëri-tjetrit, ku Donaldi foli tepër i tensionuar duke thënë se Einxhel është një vajzë shumë e ulët.Gjithashtu Donaldi i tha se Shqipëria është e vogël dhe se di sekretet e saj.

Ajo reagoi duke i thënë që të flasi. Einxhel tregoi se ajo ka bërë aksident ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon nuk janë përgjigjur për atë dhe e kanë hequr nga puna dhe nuk e kanë paguar.

“Bravo, meqë e nxorre të vërtetën se s’doja ta flisja kurrë, por kjo ka pasur mungesë korrektësie, vinte vonë në punë. Thoshte s’vi dot paradite se dilte shumë natën. Einxhel kishte një punë që vinte 2 ditë ose 1 ditë në punë. U bë problem se jam mësuar me një edukatë pune”, tha Donaldi.

“0 e ke disiplinën e punës, dhe ma kishin thënë të gjithë dhe para se të punoja, janë dëshmitarë dhe baristët e lokalit atje,” tha Einxhel./Shqiperiaime.com.al

Author: Portali