Romanca mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës ka nisur tetë vite më parë, por Liço e thotë me bindje të plotë se ajo është jeta e tij dhe nuk do të mund ta kishte krijuar as vetë një person aq të mrekullueshëm sa ç’është ajo.
Në një intervistë televizive ai tregoi mbrëmjen e djeshme se si i ka bërë propozimin e martesës edhe pse nuk e kishte filmuar apo publikuar me video.
“Me Sarën kemi 8 vite bashkë. Ajo është jeta ime me pak fjalë. Edhe sikur ta kisha krijuar vetë Sarën nuk do ia kisha dalë. Propozimin për martesë ia kam bërë privatisht. Ishim në një hotel në Monte Carlo. Ishim vetëm ne të dy. Kisha mbledhur para për një unazë që nuk ishte aq e shtrenjtë.
Sara nuk impresionohet nga gjërat por nga veprimet dhe ndjesitë, nëse do i dhuroje një diamante të vogël dhe do ishe me atë në çdo ditë do e vlerësonte më shumë. Ishte mëngjes, u zgjova, i thashë ca gjëra dhe i vura unazën.”