U zbuluan dy ditë më parë dokumentet ekskluzive për shitjen e televizionit të “Top Channel”.
Bëhej fjalë për një procedurë shitjeje të miratuar nga aksionerët, çuar në Belize, vend i njohur si një nga parajsat fiskale.
IDokumenti i parë është një vendim i aksionerëve i datës 14 janar, i firmosur nga e gjithë familja Hoxha. Konkretisht për shitjen e televizionit kanë rënë dakord dhe kanë firmosur Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha dhe Redia Hoxha.
CNA zbuloi dokumente të tjera të rëndësishme për vendimin e asamblesë ortake të 14 janarit dhe miratimin e shitjes nga blerësit.
CNA sjell sot për herë të parë kontratën e shitjes së televiziont “Top Channel”, e cila tregon se shitësit janë Vjollca Hoxha, Lorela hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha.