Elgit Doda për videoklip, Edi Rama për punë/ Këngëtari batuta me kryeministrin

Nivica është kthyer në një nga atraksionet më të pëlqyera për turistët vendas dhe ata të huaj.

 

Vizitorë kuriozë, aventurierë të lartësive, biologë, arkeologë e gazetarë ngjiten drejt Nivicës, për kuriozitet apo punë shkencore dhe ndeshen me një panoramë krejt tjetër, me një natyrë të padëmtuar e të mirëkujdesur.

 

Nuk kanë munguar as figurat publike, si për shembull Elgit Doda dhe kryeministri Edi Rama. Producenti ka realizuar videoklipin e këngës së tij të re në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn në Nivicë. Aty ky ka qenë kreu i qeverisë për një vizitë pune së fundmi. Ata ka shkrepur foto nga i njëjti vend ku ka realizuar skenën e videoklipit Elgiti.

 

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë foton e Ramës në Instagram duke shkëmbyer batuta me të. “A mër kopjac, mër kopjac”- ka shkruar ai teksa më pas ka publikuar edhe foton e klipit.

Nga kryeministri nuk ka patur një përgjigje të paktën publikisht, teksa jemi kuriozë nëse ka patur një komunikim privat mes tyre dhe se si ia ka kthyer batutën Edi Rama.

Author: portali