Elvis Pupa i cili u bë pjesë e shtëpisë rreth 10 ditë më parë, u surprizua mbrëmjen e sotme nga miku i tij Vin Bejleri.
Ky i fundit i solli Elvisit një vegël muzikore. Shoku i tij u shpreh se i vjen mirë që Elvisi është pjesë e këtij formati, pasi Big Brother ka nevojë për një person si Elvisi.
Gjatë takimit të tyre, nuk munguan batutat dhe të qeshurat.