Edhe pse përfaqëson një tjetër kombëtare në lojërat e kompeticioneve të rëndësishme, Granit Xhaka, e shpreh hapur atdhetarizmin dhe dashurinë për atdheun, sa herë që i jepet mundësia.
Simbolet e shqiponjës dykrenare pas golave të shënuar, por edhe deklaratat patriotike për Shqipërinë, duket se mesfushori i ka përcjellë tek vajza e tij, e lindur në Angli.
Ylli i Arsenalit ka shpërndarë së fundmi një video emocionuese në “Tik Tok”,, ku shihet vajza e tij e vogël, duke kërcyer dhe kënduar nën ritmet e këngës “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës. “Krenar” ishte mbishkrimi i vendosur nga 29-vjeçari, në videon e postuar, e cila ka marrë miliona shikime.