Diamanti i zi, miliarda vjeçar, që besohet se ka ardhur nga hapësira, do të dalë në ankand. I emërtuar “Enigma”, mendohet të jetë më i madhi në tokë. Guri i çmuar mund të jetë formuar nga rënia e një meteori. Diamanti 555.55 karat, konsiderohet shumë i rëndë dhe peshon sa një banane.
Diamanti i rrallë pritet të sjellë përfitime mbi 6 milionë dollarë në Shtëpinë e Ankandeve “Sotheby” në Londër. Ai është i karbonizuar dhe një nga format më të forta të diamanteve natyralë.
Diamantet e zinj janë zakonisht nga 2.6 deri në 3.2 miliardë vjeçare, një periudhë përpara se dinosaurët të ekzistonin.
Vetë Toka është formuar rreth 4.6 miliardë vite më parë. Diamantet e zinj janë ekstremisht të rrallë dhe janë gjetur vetëm në Brazil dhe Republikën e Afrikës Qendrore./inforculture.info