Orhidea Latifi e njohur si Kida dhe Era Istrefi janë dy nga këngëtaret më të pëlqyera të estradës sonë.
Ndonëse të reja në moshë ato kanë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë. Deri më sot dyshja nuk kanë bashkëpunuar kurrë me njëra-tjetrën në një projekt. Mirëpo së fundmi diçka i ka bërë bashkë dy këngëtaret. Kida dhe Era kanë bërë xing në veshje. Mbrëmjen e djeshme Kida ka realizuar koncertin e saj të rradhës në Gjermani.
Në këtë koncert këngëtarja mbante veshur një bluzë të kuqe të hapur përpara. Afërsisht të njëjtën bluzë ka veshur edhe Istrefi disa kohë përpara në një foto të publikuar në Instagram.