Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar me qeverinë Rama e cila duhet të ulë çmimin e naftës në Shqipëri.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Braçi i referohet bursës ku bie në sy rënia e çmimit të naftës, por në Shqipëri kjo nuk është reflektuar.
“NAFTA TANI: NGA 120 DOLLE/FUCI ME 31 MAJ, NE 112-113 DOLLARE/FUCI TANI. Meqe po shisni me 248 leke/liter, jo per gje tjeter! Se ju shisni sipas burses apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e aipas rezervave tuaja kur blini nga rafinerite!APO JO?”, shkruan Braçe teksa poston edhe një foto nga bursa ndërkombëtare.