Fansat e quajnë kopje të Einxhel Shkirës, Bora Zemani zhgënjehet dhe fshin foton

Një fotografi e bukur e Bora Zemanit më Instagram është diskutuar shumë nga njerëzit në hapësirën e komenteve. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë jo për marrëdhënien me Donald Veshajn.

Shumë njerëz kanë nisur të bëjnë krahasime të moderatores së “Përputhen” me Einxhel Shkirën. Në postimin e bërë në Instagram, Bora pozon me një kapele dhe pa makeup. Krah saj ajo ka shkruar: “Punë punë… po dhe ndonjë foto”.

Mirëpo, ajo që ra menjëherë në sy ishte ngjashmëria me ish-banoren e Big Brother VIP. Fansat kanë vërshuar me komente duke theksuar se sa shumë ngjajnë. Fakti që mban një kapele (aksesor shumë i parapëlqyer për Einxhelin) dhe pozicioni që ka marrë, ka bërë që të ngatërrohen.

“Like nëse ju duket si Einxhel”, shkruan dikush komenti i të cilit mori mijëra pëlqime brenda pak orësh. Të tjerë shkruajnë: “Mendova se ishte Einxhel”, “Uaa si Einxhel”, “Si Einxhel dukesh”, teksa nuk kanë ngurruar t’i bëjnë tag Einxhel.

Mirëpo, këto krahasime duket se nuk i kanë pëlqyer moderatores së mirënjohur të Top Channel. Pak orë më vonë, Bora e ka fshirë postimin e saj nga Instagrami.

Nuk dihet nëse u bënë shkak komentet e ndjekësve apo Borës nuk i pëlqeu fotoja, por tashmë ajo nuk figuron më në llogarinë e saj të Instagramit.

 

Author: portali