Shumë marrëdhënie shoqërore dhe një lidhje dashurie të krijuara në “Big Brother VIP” përfunduan menjëherë pas mbarimit të formatit. Dhe këto ish-konkurrentja Antonela Berisha i konsideron si ‘fasada’
Duke folur për rrjedhën e ngjarjeve pas reality-showt ajo tha se personazhet ishin fallco sepse donin të dilnin mirë në publik. E ftuar në “Wake Up”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” deklaroi se nuk ishte e habitur sepse është mësuar me këto gjëra.
“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.
Megjithatë, edhe pse u shpreh ‘e mësuar me fasada’, Antonela pranoi se është habitur nga prishjen e miqësisë së Beniadës me Einxhel dhe ndarja e menjëhershme e çiftit Donald-Beatrix. Për dy vajzat nuk e kurseu as ironinë kur tha se brenda shtëpisë së famshme ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës.
“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, -deklaroi Antonela./panoramaplus