Fifi dhe Adis Patushi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar. Këngëtarja dhe ish-burri i Adrola Dushit nuk kanë shumë kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre, ndërsa kanë postuar foton e parë bashkë, krah njëri-tjetrit. Adis dhe Fifi, konfirmuan lidhjen e tyre ditë më parë dhe kjo në një koncert të këngëtares.
Ata shkëmbyen puthje në mes të skenës në prani të fansave të Fifit. Kaq u desh dhe dyshja ka nisur të dalë bashkë, të bëjë foto bashkë duke jetuar romancën.
Ndërkohë në një foto të fundit të publikuar në “Instagram”, dyshja Fifi dhe Adis shihen në makinë, ndërsa kanë shkruar edhe dy fjalë./Shqiperiaime.com.al