Që prej asaj dite, Jacobs është përfshirë shumë në situatën e Big Brother, duke treguar hapur mbështetjen e tij për konkurrentin. Madje vetëm pak ditë më parë, në media u publikua lajmi se ai dhe do të vinte në Tiranë, si surprizë për këngëtarin, por vetë ai u kujdes që ti përgënjeshtronte këto lajme. Ditën e sotme, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka folur sërish, duke treguar mbështetjen e tij.
“Nuk e njoh nga afër dhe pak kuptoj nga ato që njoh. Pashë që ka disa diploma, ka qenë diplomat në Europë si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Më pëlqeu shumë dhe jam shumë i lumtur që më ka ndjekur. Kur të përfundoj Big Brother, do ta lë disa kohë të shplodhet dhe të mësohet me realitetin jashtë dhe pastaj do ta kontaktoj, të flas me të”, u shpreh Kevin. Nga ana tjetër ai u shpreh se ditët e fundit, rreth 40-50 gazetarë, kryesisht nga Top Chanel e kishin kontaktuar për një intervistë. “I falenderoj shumë të gjithë gazetarët që më kanë shkruar. Duhet të jenë 40 apo 50 të tillë nga Top dhe të gjithë më thonë që kanë emisionin më të famshëm në Shqipëri. Për momentin kam vendosur që mos të jap intervista”, u shpreh fituesi i Big Brother Vip në Kanada.