Romeo dhe Donald Veshaj kanë thyer heshtjen dhe kanë folur rreth aksidentit automobilistik të para disa ditësh.
Në fotot e publikuara shihet Romeo pranë forcave të policisë dhe ambulancës. Nuk dihet saktësisht se si ka qenë dinamika e plotë e ngjarjes, por nga fotot shihej një motor gjendet i shtrirë në rrugë.
Romeo shihej pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mbante nga krahu. Sipas dëshmitarëve aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan rreth orës 15:49.
Ndonëse u tha se në aksident u përfshi Romeo, sont në “Më lër të flas’ Donaldi zbuloi se në fakt bëhet fjalë për vëllain e tyre të vogël.
“Vëllai i vogël u rrëzua me motor dhe falë Zotit është mirë. E morën të gjithë dhe thanë se kam probleme unë me Romeon. Na shkruan shumë njerëz se u bënë merak dhe u interesuan, por jo jemi mirë.” -tha ai./Panorama Plus