“Frikë dhe halle për disa, FAT e para për disa të tjerë!”, ja parashikimi i yjeve nga Jorgo Pulla

Gaforrja

Hëna ne Luan në shenjen shoqërore për shenjën tuaj, sjell nje lartësim në përpjekjet tuaja për të shprehur idetë tuaja dhe të stabilizoni planet tuaja produktive, duke mbyllur paralelisht dhe disa kapituj. Njëkohësisht, keni për krah jush njerëz të rëndësishëm që ju mbështesin në hapat tuaja.

Luani

Hëna ne shenjen tuaj në kundërshtim me shenjën tuaj të zodiakut dhe sjell shumë presion në cështjet që lidhen me imazhin tuaj, por edhe me mënyrën sesi e përcillni për jashtë. Paralelisht, “detyrimet” të cilat duhet të përballeni janë të mëdha ndërkohë që hasni dhe disa sqarime.

Virgjeresha

Hëna ne Luan, element që për ju reagon në favor përballë vështirësive që do hasni. Pavarsisht kësaj, ekzistojnë tensione apo presione në cështje ligjore apo proceduriale, marrëveshje, cështje studimesh nëse studjoni apo jashtë vëndit. Për më tepër, preferohet të keni ndonjë zë objektiv pranë vetes.

Peshorja

Sot realizohet hëna e plotë në boshtin e financave tuaja dhe pavarsisht se mund të sjellë disa dilema, përfundimisht do të gjeni rrugëdalje nëpërmjet personave të rrethit tuaj të afërt. Por paralelisht, sot sprovohet vlera që i jepni vetes tuaj dhe shpërblimi që prisnit nga gjithcka që i ofroni vetes dhe personave përreth jush.

Akrepi

Hëna ne Luan në boshtin e lidhjeve tuaja ndërpersonale dhe ndikon kryesisht të gjithë ata që kanë ditëlidnje këto ditë, që sjell mjaft situata presionuese në cështjet shumë personale. Kështu që ka mundësi të përballeni me disa nënkuptime të vështira, pasi ekzistojnë mungesa të rëndësishme në disa lidhjet tuaja dhe ftoheni të ndërmerrni përsipër pjesën e përgjegjësisë që ju përket.

Author: admin