Gaforrja ka henen ne krah, Binjaket me takime te reja/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron keto 4 shenja

Dashi: Kjo është një ditë që shërben për të zgjidhur cdo problem në historinë tuaj të dashurisë. Në punë, kjo është koha e duhur për të bërë zgjedhje të rëndësishme.

Demi: Në dashuri, takimet që bëni këtë periudhë janë të rëndësishme, megjithatë jeni shumë kritikë. Jini të qetë në punë dhe shmangni stresin duke mos i dhënë rëndësi cështjeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me ju.

Binjakët: Duhet ta jetoni dashurinë me qetësi. Mos i nënvlerësoni takimet e reja. Në punë duhet të pranoni ofertat nëse doni të arrini diçka.




Gaforrja: Hëna është e favorshme për dashurinë por mos u hutoni. Në punë, kërkoni pak qetësi ndërsa vëzhgoni projektet e reja.

Luani: Jepini hapësirë ​​marrëdhënieve të vjetra, rikuperimi vjen në fundjavë. Kujdes në punë, kërkesa juaj do të bjerë në vesh të shurdhër, të paktën për momentin.

Virgjeresha: Jeni të shqetësuar në dashuri. Në punë nuk e pranoni atë që mund të sjellë probleme.




Peshorja: Sot dhe nesër do të jetë Hëna në shenjën tuaj dhe do të përjetoni momente emocionuese. Kujdes nga shpenzimet, mund të keni probleme të vogla ekonomike në fund të muajit.

Akrepi: Afërdita dhe Marsi janë ende kritikë në dashuri, më mirë tregohuni të kujdesshëm. Në punë Jupiteri dhe Mërkuri janë në shenjën tuaj, ndaj trajtoni problemet ligjore.

Shigjetari: Në dashuri sot jo gjithçka është në favorin tuaj, kujdes nëse keni pasur lidhje me keqkuptime. Sot do të jeni shumë të ngarkuar në punë.

Bricjapi: Në dashuri sot Hëna është në favorin tuaj dhe do të keni takime të mira. Nëse ndiheni të mbingarkuar nga puna është mirë ta shtyni.




Ujori: Keni nevojë për zgjidhje dhe siguri nga ana e dashurisë, situata përmirësohet në datën 19. Puna do të përmirësohet deri në fund të muajit.

Peshqit: Për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, sot është ditë e ngatërruar për dashurinë. Në punë është mirë të shfrytëzoni disa ide të mira.

Author: admin