Këngëtarit të njohur nga Shqipëria, Briken Lito-Gena, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj, transmeton Gazeta Metro.Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, shkaku i kësaj ndalese po del të jetë ikja nga tatimet.
Gena, i cili njihet si njëri prej këngëtarve më të suksesshëm në estradën shqiptare, nuk ka paraqitur tatimet për koncertet e shumëta që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u raportua se një vendim i njëjtë, për arsyen e njëjtë, është shqiptuar edhe ndaj këngëtarit nga Kosova, Shkëlzen Jetishi.
Para disa kohe, një ndalesë të këtillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili pjesëtarë të estradës që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.