Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti.
Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta mirëpriten binjakët, një vajzë dhe një djalë.
Ndërsa, vetëm tani këngëtarja ka zbuluar emrat e fëmijëve, të cilët quhen Ivy Blue dhe Icon.
Madje, çifti kanë hapur edhe një llogari personale në Instagram me emrat e të dyve.
Në një postim në lnstagramin e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe fotografi të tjera të tyre së shpejti.
Ndërkohë, pas një pauze Genta pak javë më parë u rikthye edhe më një projekt të ri muzikor
Ajo lansoi këngën “Bad B*tch” që erdhi në bashkëpunim me reperin gjerman, Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy. /Telegrafi/asutimes.com