Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë ranë dakord të dielën për të rritur masat e bllokimit të vendit, si rezultat i shtimit të rasteve me COVID-19. Dhe sot, të mërkurën deri më 10 Janar Gjermania hynë zyrtarisht në një ”Lock-Down” të ri.
Shkollat dhe bizneset jo të rëndësishme janë mbyllur deri më 10 janar.
Qeveria gjermane u bëri thirrje qytetarëve të hënën që të heqin dorë nga pazaret e Krishtlindjeve, para se vendi të shkonte në një bllokim të ri, që tashmë mbylli shumicën e dyqaneve, do të forcojë rregullat e distancës sociale dhe do të mbyllë shkollat në të gjithë vendin.