
Dje një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj.Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, njofton policia, transmeton Express.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./asutimes.com