Një grua vetëm 33-vjeçe, nënë e katër fëmijëve, e martuar që 15 vjeçe tregoi kalvarin e vuajtjeve dhe divorcin nga i shoqi. Mes lotësh ajo tregoi se si e detyroi i shoqi t’i jepte autorizimin për t’i marrë 4 fëmijët duke e kërcënuar me pistoletë te koka. Rrefimin e beri sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në ‘News 24’ me autore Evis Ahmetin, ku ka treguar se ka vendosur komunikimin me djalin, por ai i ka thene qe eshte i frikesuar nga babai.
“Ai më ka kërcënuar dhe më ka vënë edhe pistoletën në syrin e fëmijëve, ma vendosi pistoletën në kokë dhe më detyroi me zor sa firmosa që fëmijët t’i merrte ai në Shqipëri dhe kur ai shkoi në Shqipëri më kërcënonte se do vras fëmijët nëse ti vazhdon gjyqet dhe më denoncon. Ai i la fëmijët në Shqipëri te prindërit e vetë, por sot ata prindër nuk jetojnë. Unë u ktheva në Shqipëri dhe kërkova divorcin, fëmijët i mori gjykata në pyetje dhe ata pohuan nga frika, do qëndrojmë me babin.
Goca që është 16 vjeçe rri te halla e saj, dhe tre cunat jetojnë me të atin. Unë nuk kam qenë e lidhur me fëmijët me bisedë sepse edhe fëmijët kërcënoheshin edhe unë kërcënohem. Djali i madh u lidh me mua në Facebook, dhe tha nuk dua ta marr vesh babi që u lidha me ty se ai do më vrasi. Kur kam folur me djalin në fillin ai ka qënë me shenja në fytyrë. Me gocën nuk flas dot sepse kunata e ka bërë të më urrejë në maksimum. Por unë dua shumë të flas me katër fëmijët dhe të bashkohem me ta.
Gruaja tha ndër të tjera: “Unë kam dy vjet që kam ndërtuar një jetë të re me një shqiptar dhe jetoj në Gjermani. Jam në punë këtu, po pres kontratën të bëj dokumentat. Jam e shqetësuar për fëmijët dhe djalin, nuk di ku ndodhet, ka ikur nga shtëpia për shkak të dhunës nga i ati”.