Grupi i hakerave “Homeland Justice” që morën përsipër sulmìn ndaj serverave të shtetit shqiptar kanë kērcēnuar me nxjerrje informacionesh të tjera.
Në rrjetet sociale, llogaria e grupit të hakerave që më parë ka nxjerrë dokumente nga Ministria e Brendshme shqiptare, këtë herë pyet se çfar lloj informacioni dëshiron publiku që ata të publikojnë.
“Ju zgjidhni çfarë informacioni duhet të publikojmë dhe ne do e nxjerrim. Të kënaqur” 1.Kryeministri. 2.Ministrat. 3.Anëtarët e parlamentit” thuhet në mesazh.
Këtë mesazh grupi Homeland Justice e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Grupi i hakerave rrëzoi për disa ditë sistemin e shërbimeve online, ndërsa qeveria është duke bashkëpunuar me ekspertët e Microsoft për të parandaluar goditje të tjera kibernetike.
Ende nuk ka një version zyrtar për origjinën e sulmit, por dy janë pistat kryesore, iraniane dhe ruse.
Ndërkohë pjesa më e madhe e portaleve dhe aplikacioneve zyrtare janë kthyer të dispinueshme për qytetarët. Pjesërisht! Komisariati Dixhital, na bëjnë me dije që nuk funksionon akoma.