Hëna ne shenjen tuaj do ju sjelle fat ne dashuri dhe financa!/ Horoskopi i Paolo Fox 1 tetor 2022





Dashi

Një takim romantik ju bën më të etur për të nisur një partneritet. Ecni ngadalë, po lëvizni shumë shpejt. Në vend që t?i jepni një kopje të çelsave të shtëpisë dhe të kërkoni celebrimin, kënaqeni veten me disa takime private. Merrini gjërat lehtë në aspektin fizik; është e vështirë të marrësh vendime të mira kur je nën kthetrat e joshjes.

Demi

Mbështetuni tek familja juaj për suport moral. Njerëzit tuaj të dashur dhe të afërt besojnë tek ju, edhe pse ju nuk e dini këtë. Dëgjoni me kujdes fjalët e tyre të inkurajimit, sidomos përsa i përket punës. Ju keni aftësi të mira lidershipi, thjesht keni droje t?i shfaqni ato. Duke e motivuar veten për ta aplikuar për një punë më të mirë, do të surpizoheni. Kur vetëbesimi juaj fillon të bjerë, flisni me një të afërm që ka qenë gjithmonë krah jush. Do t?ju gjallërojnë.

Binjakët

Një udhëtim ose një cikël i ri studimesh do të sillte shumë fat tek ju. Edhe pse i shijoni rutinat është e rëndësishme t?i thyeni modelet herë pas here. Duke e ekspozuar veten ndaj këndvështrimeve të reja, jofamiljare për ju, do të keni shumë mundësi të avanconi. Jeni në një marrëdhënie serioze? Ju dhe partneri juaj do të shkoni drejt një qëllimi të përbashkët.

Gaforrja

Marrja e një projekti kërkimor do të jetë tepër shpërblyes. Ju jeni bekuar me një intelekt të mprehtë. Ushtrimi në detyra sfiduese si këto nxjerr në pah më të mirën tuaj. Mos diskutoni detajet e punës tuaj me kolegët. Ata nuk do të kuptojnë atë që po bëni dhe madje mund të jeni të zemëruar për këtë sipërmarrje. Pasi të jeni gati për të treguar frytet e punës tuaj në publik, do t?ju jepet një punë më e përparuar me më shumë prestigj dhe një rrogë më të madhe.




Luani

Udhëtimi, lëvizja në një qytet të largët ose blerja e një shtëpie pushimi janë ndër mundësitë që do t?ju shfaqen. Megjithëse ju pëlqeni një mjedis të njohur, është e rëndësishme të zgjeroni horizontet sa herë që të keni mundësi. Eksplorimi i një toke të huaj do të jetë e kënaqshme. Ju do të ndjeni një lidhje  te forta me një kulturë që është shumë e ndryshme nga tuajat. Nje punetor si ju duhet te dije te shijoje artin e kënaqësise.

Virgjëresha

Ndiqini me pasion qëllimet tuaja. Asgjë nuk mund t?ju ndalë kur ju thërrasin aftësitë tuaja në lidership. Kur përballeni me njerëz të fuqishëm, mos u ndieni inferiorë.  Prezantojeni veten si te barabartë. Vetëbesimi juaj do të bëjë përshtypje të madhe. Nuk ka rëndësi se ç?rol doni të arrini. Kur të ndiheni të pasigurt, kërkojini partnerit tuaj mbështetje morale.

Peshorja

Jeta juaj e dashurisë është e nxehtë. Po përhumbeni në krahët e dikujt që ju dashuron. Nëse jeni single, do të takoni dikë të veçantë në një takim kulturor ose artistik. Do të jetë e pamundur t?i rezistoni sharmit të dikujt. Mos e lejoni këtë mundësi të ikë; sigurohuni që të keni një kontakt të tij para se të largohet nga turma. Jeni në një marrëdhënie të konsoliduar?  Dashuria juaj do t?ju japë një shenjë të mirë vlerësimi.

Akrepi

Ndërgjegjia juaj ju ka shtyre të bëni një ndryshim. Keni qenë gjithmonë shumë të ndërgjegjshëm për punën. Kjo shpesh ju ka bërë që projektet tuaja kreative t?i vendosni në plan të dytë. Është koha që impulset tuaja artistike të mos i trajtoni si të pavlera. Duke i kushtuar më shumë rëndësi aktivitetee që ju bëjnë të lumtur si muzika, kërcimi apo fotografia.

Shigjetari

Kthejni vëmendjen në brendësinë tuaj. Jeni një person shumë privat që nuk e keni të lehtë t?i ndani gjërat. Kohët e fundit e keni zgjeruar rrethin tuaj shoqëror. Takimi me njerëz të rinj, lidhjet e reja të biznesit kanë qenë shpërblyese po të lodhshme. Tani e keni arritur objektivin tuaj dhe mund të tërhiqeni pak nga jeta publike. Shijoni paqen dhe qetësinë e shtëpisë. Një pushim ose relaks i vogël do të rivendosë pasionin tuaj për jetën.




Bricjapi

Do t?i buzëqeshni me kënaqësi një dhurate, surprize apo çmimi që do të fitoni. Ky fat i papritur do t?ju japë guximin të provoni diçka të re. Aplikimi në universitet, rezervimi i një udhëtimi jashtë shtetit apo dorëzimi i një projekti  për publikim janë vetëm disa prej mundësive. Keni shkuar shumë larg në një fushë të limituar. Tani ëshë koha të hyni në një territor më të gjerë. Asgjë nuk e nxit guximin tuaj më shumë se fati. Është si të merrni një ?po? nga Universi.

Ujori

Do të shpërbleheni për vepra të mira që keni kryer në të kaluarën. Kur dikush përpiqet t?ju bëjë një nder, pranoni. Shumë shpesh insistoni të jeni vetëm për të mos i bashkuar forcat me të tjerët. Kjo ka rezultuar në mundësi të humbura. Është e admirueshme që të doni t?i bëni gjërat vetë, por të gjithë kemi nevojë për ndihmë. Pa pëjashtim.

Peshqit

Nëse doni të merrni atë që dëshironi, duhet të jeni të drejtpërdrejtë. Qasja e një personi të fuqishëm do t?ju japë resurset që ju duhen për të pasur sukses. Përdorni fuqitë tuaja të bindjes për të siguruar pushtetin e tyre. Si fillim, ata do t?i rezistojnë kërkesës suaj për një ndihmë financiare. Por më pas, rezistenca e tyre do t?ju bjerë. Kthimi i cinizmit të tyre në entuziazëm do të jetë një burim krenarie. Forca juaj e vullnetit është e jashtëzakonshme.

Author: admin