Hiqni dorë nga një zakon i keq nëse doni të …!/ Horoskopi për ditën e diel, 13 nëntor 2022

Dashi

Ju keni fuqinë për të grumbulluar pasuri të mjaftueshme aq sa për të mbështetur familjen dhe disa breza. Sekreti i suksesit tuaj është gatishmëria për të ndërmarrë rreziqe. Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve është një specialiteti juaj. Bisedoni për të marrë një përqindje të fitimeve. Hiqni dorë nga një zakon i keq. Nëse doni të harroni një problem që keni mos e bëni përmes një vesi, por përmes punës, ajo është terapia më e mirë.




Demi

Nëse gjithmonë keni dashur të punoni për veten tuaj, tani është koha. Jeni shumë të disiplinuar dhe mund t’ju besohet për të punuar pa mbikqyrje. Jeni shumë efikas. Të qenit në gjendje të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj romantik, do të bëjë që pasioni juaj i ndërsjellë të rritet. Blerja e një shtëpie pushimi do jetë qershia mbi tortë. Arsyeja më e mirë pse duhet të punoni shumë, është që të argëtoheni shumë.

Binjakët

Një marrëdhënie pasionante ju frymëzon të bëni një ndryshim të rëndësishëm. Fokusohuni në punët artisitke. Të merresh me modë, fotografi, ose kinematografi është një mundësi e mirë. Do të ndjeheni vite më të rinj duke punuar. Njerëzit do të paguajnë shumë për punën tuaj.

Gaforrja

Paratë nga një marrëdhënie financiare ose romantike do ju sjellin ndjenjën e bollëkut. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të blerë një shtëpi, makinë apo çdo gjë tjetër që do t’ju mbrojë nga pasiguria ekonomike. Hapja e një llogarie pensioni ose kursimi është një mundësi tjetër. Bëni kujdes me lojërat e fatit.




Luani

Shëndeti juaj po përmirësohet. Para se të hani një vakt, kaloni disa momente të qeta në soditje. Komunikoni me trupin tuaj. Si rezultat do zgjidhni ushqime të shijshme dhe të shëndetshme. Gjetja e shtëpisë së ëndrrave është një mundësi e veçantë. Kërkoni në një lagje të qetë. Do ta kuptoni që keni gjetur vendin e duhur sapo ta shikoni. Nëse e pëlqeni vendbanimin tuaj aktual, filloni një projekt rinovimi.

Virgjëresha

Kur e doni veten, ju duan edhe të tjerët. Ndryshimi më i rëndësishëm që mund të bëni është të eleminoni të gjitha kritikat, si nga vetja, ashtu edhe nga të tjerët. Zëvendësoni reagimet negative me ndjenjat e vlerësimit. Së shpejti, do të filloni një romancë si në përrallë. Do ta gjeni këtë njeri në një festë.

Peshorja

Është e rëndësishme të ruani kufij të shëndetshëm me familjen tuaj. Edhe pse i doni të afërmit, ata kanë nevoja dhe pritshmëri të ndryshme nga ju. Është e rëndësishme të ndiqni dëshirën e zemrës suaj. Kur bëni atë që doni, paratë do të pasojnë. Dikush me talentin tuaj dhe lidhjet shoqërore do të lulëzonte në fushën e krijimtarisë. Mos u stepni.




Akrepi

Njerëzit po e vlerësojnë punën tuaj. Ata janë të impresionuar nga ajo që shohin. Mos u habitni kur t?ju kërkohet të merrni përgjegjësi shtesë. Mund të ngriheni në detyrë. Një marrëdhënie e re është burim i kënaqësisë së thellë. Ndiheni mirë të bisedoni me dikë që ndan pasione të njëjta me ju. Së bashku, mund të shkruani një skenar të suksesshëm, pse jo për një film.

Shigjetari

Po balanconi me sukses shumë gjëra të ndryshme. Kushtojini më shumë kohë të dashurit. Edhe pse jeni pak ngushtë me paratë do të gjeni mundësinë për t`u argëtuar. Mbase nuk e keni kuptuar, por shumë nga të afërmit dhe kolegët tuaj mendojnë se jeni një hero. Ata do donin të kishin durimin dhe humorin tuaj. Nëse dikush ju kërkon të jeni mentori i tij, duhet të jeni dakord.

Bricjapi

Shpërblimet financiare janë në rrugë të mbarë. Falë aftësisë suaj për të qenë lojtar i mirë ekipi, do të merrni përgjegjësinë për një vendim të rëndësishëm. Rritja e pagës do të bëjë që zemra juaj të fluturojë. Blijini vetes një dhuratë të mrekullueshme se jeni punëtorë. Një admirues romantik do t`ju tregojë që ju do.




Ujori

Jeni shumë i dobishëm. Mos u habitni kur një person i rëndësishëm të kërkojë ndihmën tuaj me një projekt. Do të paguheni mirë. Do fitoni edhe një përvojë të vlefshme. Aftësia për t`u argëtuar, pavarësisht nga rrethanat është superfuqia juaj. Për dallim nga shumica e njerëzve, nuk keni nevojë për një arsye për të qenë të lumtur.

Peshqit

Rezultatet e një regjimi fitnesi po ju shpërblejnë. Ndjeheni më të fortë dhe më të shëndetshëm. Në vend që të flini pas punës, keni dëshirë dhe fuqi të dilni dhe të argëtoheni. Takimi me miqtë sjell ekuilibër në jetën tuaj. Vazhdoni të bëni ushtrime të rregullta. Ndjekja e dëshirave të zemrës ju ndihmon të arrini lartësitë që askush nuk i priste.

Author: admin