Ky është horoskopi për ditën e premte 20 qershor 2020 . Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
21 Mars – 19 Prill
Një situatë që keni me partnerin tuaj duhet të jeni të gatshëm për të sqaruar, veçanarisht me të lindurit e shenjës së binjakëve duhet të keni kujdes pasi që gjërat mund të mos shkojnë siç dëshironi. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të ju mungojnë aktivitetet sportive. Në punë gjërat do të përmirësohen, edhe pse me ngadalë, megjithëse mund të keni ndërmend një projekt.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Gjatë kësaj dite dashuria do të ecë mjaft mirë, ku do ketë përmirësim dhe më shumë dëshirë për komunikim. Nëse dikush është e larguar nga ju, mund ta ketë bërë vetëm për t’iu mërzitur. Disa projekte tuajat do të shtyhen. Ndryshime do të ketë edhe për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Hëna dhe Venusi në shenjën tuaj do e bëjnë dashurinë dhe pasionin mjaft interesantë. Mundohuni që të ruani qetësinë këto dit, pasi nervozizmi për gjëra të kota, nuk do të sjellë rezultat. Hëna dhe Venusi do ju dhurojnë energji dhe do të stimulojnë kreativitetin tuaj.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi që të takoheni me dikë që ju intereson. Po ashtu do të keni shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Nëse në punë, doni të kërkoni diçka, bëjeni me kujdes.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por situata paraqitet sërish e komplikuar, ndaj duhet bërë kujdes. Do të keni mundësi që të projektoni diçka të re. Në punë, duhet të reflektoni mirë para se të veproni.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri duhet të bëni kujdes, në mënyrë që të mos bini pre e kompromisit. Do të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Ndërsa në punë do të keni mundësi që të merrni diçka më shumë, pasi do të ketë përmirësim.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Raporti me të tjerët do të ecë mjaft mirë. Vendimet në dashuri do të konfirmohen dhe ju do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen. Në punë, pasiguritë mund t’iu bëjnë nervoz.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Pavarësisht se sfera sentimentale paraqitet pozitive, Venusi do të bëjë që ndjenjat të jenë nën ritmin e duhur. Raportet me të lindurit e shenjës së gaforres dhe peshqve, paraqiten mjaft mirë. Nëse në punë jeni përballur me probleme, tashmë do të keni mundësi që të shikoni drejt së ardhmes me pozitivitet.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju pret një ditë e tensionuar sa i takon ndjenjave, ku në dashuri do të nervozoheni lehtësisht. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për raportet e reja. Në punë, nuk do të ndiheni plotësisht të kënaqur.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Çështjet e karakterit praktik janë mjaft të favorizuara nga yjet. Do të bënit mirë që të shmangnit debatet që kanë të bëjnë me paratë me njeriun e zemrës. Një keqkuptim i vogël, mund të nxjerrë në pah një problem më të madh. Në punë, ka diçka që ju pengon.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Me ndikimin e favorshëm të Hënës dhe Venusit, do të keni mundësi që të bëni qartësi lidhur me ndjenjat. Emocionet janë mjaft të rëndësishme për ju në këtë moment. Keni dëshirë për të ndryshuar diçka në punë.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri duhet të ruani qetësinë, pasi zënkat me partnerit janë shumë të mundshme. Do të jeni nën ritmin e duhur, ku do të ndiheni të lodhur dhe nervoz. Shumë shpejt do të ketë të reja në punë, nëse keni hasur në një bllokim.