Horoskopi Fundjaves , 11-13 QERSHOR 2021

Dashi

Ndjenjat e mira duhet të dalin në plan të parë, veçanërisht në këtë kohë. Sa i përket punës, do të ndiheni shumë produktiv.

Demi

Nëse jeni vetëm, më në fund do të keni një takim të veçantë që do të eklipsojë gjithçka tjetër. Sa i përket punës, bëni sa më shumë përpjekje.

Binjakët

Duhet të përjetoni emocione të reja. Gjatë ditës Saturni do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaja. Qofshin ato të vjetra, por edhe të reja.

Gaforrja

Mos i nënvlerësoni takimet e reja për të shtunën: Do të jenë ato që do t’i japin ngarkesë jetës suaj. Mos nënvlerësoni as propozimet e reja të punës.

Luani

Dita duket shumë nervoze, ndonjë keqkuptim i vogël me partnerin mund të mos ju ndihmojë. Adresoni diskutimet dhe zgjidhini ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Virgjëresha

Nëse keni mbyllur një histori, do të duhet të gjeni forcën për të filluar përsëri me vrullin e duhur. Në këto ditë do të ktheheni për të demonstruar aftësitë tuaja.

Peshorja

Gjatë ditës së shtunë, situata do të jetë shumë më pak komplekse nga sa e mendoni. Rikthehuni në lojë, në botën tuaj të dashurisë.

Akrepi

Kjo fundjavë do të jetë pozitive sidomos në dashuri. Një periudhë stresi gjithashtu mbyllet një herë e mirë në vendin tuaj të punës.

Shigjetari

Historitë e dashurisë vazhdojnë të jenë të mira, miqësitë dhe marrëdhëniet me kolegët pak më pak. Mundohuni të kuptoni se çfarë nuk shkon dhe mendojeni gjatë.

Bricjapi

Kjo e shtunë premton të jetë shumë interesante për takime. Puna juaj e deritanishme do të shpërbleheni falë diçkaje të rikuperuar nga e kaluara.

Ujori

Përfitoni nga situata e bukur astronomike për t’u rikthyer në vendin e duhur, si në dashuri ashtu edhe në punë. Mos kini frikë nga pasojat.

Peshqit

Historitë e dashurisë do të vazhdojnë pa u ndalur edhe të shtunën falë Hënës që do të lejojnë situ- ata të mira. Sa për punën, mos hiq kurrë dorë nga projektet e tua./abcnews.al

Author: Portali