Horoskopi i datës 13 korrik 2021

Dashi

Sot do jeni seriozë dhe do dini si të mbroni përherë idetë tuaja. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse partneri do bëjë të pamundurën që t’iu kënaqë ju do tregoheni shumë mosmirënjohës. Ka rrezik që mes jush të lindë tension dhe probleme. Mundohuni të paktën të mos i acaroni në limit gjërat. Nëse jeni beqarë duhet ta kaloni edhe sot ditën të vetmuar sepse nuk do keni mundësi për takime dhe njohje të reja. Në punë do dini si t’i prezantoni si duhet idetë dhe do jeni të gatshëm edhe të negocioni. Po bëtë edhe kujdes me padurimin do dilni më të fituar. Sektori i financave do jetë i trazuar dhe ju duhet të zgjidhni çdo pengesë me shumë kujdes.

Demi

Edhe pse disa planetë jo të favorshëm do kalojnë në qiellin tuaj, ju do dini si të ruani ekuilibrin. Rutina në jetën në çift do jetë armiku kryesor i lidhjes suaj. Iu kanë ardhur në majë të hundës të zakonshmet, por duhet të bëni më tepër përpjekje që të ndryshoni tërësisht gjithçka. Për këtë iu duhet ndihma e partnerit. Venusi dhe Marsi do iu ndihmojnë ju beqarëve të gjeni personin e duhur. Bëjini sytë katër çdo çast sepse nuk i dihet kur mund të vijë ai. Në punë do frymëzoni besim dhe mund t’iu jepen detyra të rëndësishme. Me pak më shumë durim do arrini akoma më larg. Problemet do iu shoqërojnë në sektorin financiar. Merrni masa dhe tregohuni sa me vigjilentë të mundni.

Binjakët

Marsi do ju frymëzojë sot për të krijuar gjëra dhe për të qenë shumë bindës. Do merrni disa lajme të mira. Ju të dashuruarit keni ende punë për të bërë për të arritur atje ku doni. Gjithsesi planetët do i japin ngjyra jetës tuaj dhe do të shtojnë dëshirat. Nëse keni pasur probleme sentimentale apo seksuale ka mundësi t’i zgjidhni. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me surpriza dhe do takoni pasionin. Në punë priten gjëra pozitive dhe mund të nënshkruani një kontratë të jashtëzakonshme. Në sektorin financiar do jeni më realiste dhe do kujdeseni shumë që gjithçka të shkojë mirë.

Gaforrja

Gjatë gjithë kësaj dite do e lini disi pas dore veten dhe do bëni të pamundurën të mbështesni e të ndihmoni ata që doni. Ju të dashuruarit do keni një jetë sentimentale më të kënaqshme dhe më të qetë. Venusi dhe Marsi do iu mbrojnë gjatë gjithë kohës. Nëse jetoni bashkë, marrëdhënia do jetë edhe më e ngrohtë. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse dikush interesant do kalojë shumë shpejt para jush. Ndalojeni që ta mbani për vete. Në punë duhet të pranoni propozimet që do ju bëhen sepse keni për të përfituar goxha. Dijeni se jo të gjithëve iu jepen mundësi të tilla. Në sektorin financiar nuk do keni surpriza të këqija. Planetët do e favorizojnë goxha ekuilibrin.

Luani

Sot do keni tendencë t’i mbani gjërat për vete dhe do shqetësoheni edhe për gjënë më të vogël. Stresi do jetë më i madh. Venusi edhe pse i vetëm, do bëjë çmos që t’iu krijojë mjedisin e favorshëm ju të dashuruarve. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të tregoheni të duruar. Shmangni impulsivitetin dhe vendimet e mara me ngut. Për ju beqarët nuk do ketë asnjë të re në planin sentimental kështu që do ju duhet ende të bëni durim e të prisni. Në punë do kërkoni aprovimin e shefit për të filluar diçka dhe nga ana tjetër do prisni sa të siguroheni mirë. Kujdes duhet të bëni me shpenzimet. Mos e mbani dorën në xhep dhe gati për të lëshuar para sepse do ngeleni pa gjë.

Virgjëresha

Më mirë shihni punën tuaj sot dhe mos u merrni me gjërat e të tjerëve. Do ndiheni edhe më të qetë. Jeta juaj sentimentale nuk do ketë probleme serioze. Mërkuri do nxisë ndonjë debat të vogël, por thjesht sa për t’i dhënë pak shije lidhjes dhe për të ndryshuar rutinën. Nëse jeni vete ka ardhur ora e së vërtetës. Urani do sjellë takime, por ju do zgjidhni shumë e nuk do e jepni kollaj fjalën. Në punë pas gjithë informacioneve të mbledhura së fundmi do kaloni nga teoria në praktikë. Do ja dilni mbanë të arrini ku doni dhe do veçoheni nga të tjerët. Në sektorin financiar nuk do keni dhe shumë fat. Mos prisni mrekulli, por mundohuni të tregoheni të matur.

Peshorja

Ditë pozitive do jetë kjo e sotmja sepse ju do shihni vetëm anën e mirë të gjërave. Nga ana tjetër në çdo rast do bëni më të mirën për të shmangur debatet. Ju që keni një lidhje iu ndodh shpesh të mbyllni sytë dhe të bëni sikur gjithçka shkon mirë. Tregohuni edhe sot më të hapur nëse nuk doni që gjerat të marrin tatëpjetën. Gjejuni zgjidhje edhe disa problemeve te vjetra që nuk po iu lënë të qetë. Ju beqarët do e kuptoni se keni nevojë të keni dikë në krah. Pritet një ditë me fat. Në punë do jeni praktikë dhe gjithmonë do dini si dhe kur të veproni. Asgjë për ju nuk ka për të qenë e vështirë. Situata financiare do jetë e mirë dhe ajo do përmirësohet edhe më tepër nëse nuk ndërmerrni rreziqe.

Akrepi

As nuk do ketë fare rrezik për zhgënjime gjatë kësaj dite. Do jeni të matur dhe do i hidhni hapat me kujdes. Për ju që keni një lidhje priten momente shumë të bukura dhe do jeni të rrethuar nga dashuria. Yjet do iu nxisin të dialogoni më tepër e të bashkëpunoni. Do jeni mjaft sharmantë. Për zemrat e vetmuara pritet një takim vendimtar. Edhe pse fillimisht do iu duket thjesht sikur do filloni një aventurë, do e shihni se gjithçka do kthehet në një dashuri afatgjatë. Në punë mund të filloni një aktivitet të ri që do iu bëjë më të njohur. Vërtet jeni munduar deri më sot, por tani gjërat do ju rrjedhin akoma më mirë. Tregohuni sa më të arsyeshëm në planin financiar dhe bëni disa kursime. Do ndiheni më të qetë dhe gjendja do përmirësohet.

Shigjetari

Dita e sotme nuk do jete e shkëlqyer, por për fat të mirë, të gjitha përpjekjet që keni bërë për të stabilizuar financat do të mund të kompensohen. Nëse jeni në një lidhje do pajtoheni me partnerin edhe pas zënkave të forta që keni pasur. Ju beqarët do bëni mirë të mendoheni gjatë para se të veproni. Mbase tani për tani nuk e shihni prioritet krijimin e lidhjes dhe mund të shtyni kërkimin për më vonë. Në punë do ja vlejë gjithë mundi i harxhuar. Në tërësi gjërat kanë për t’iu ecur goxha mirë. Financat siç e thamë do jenë në një gjendje të këndshme.

Bricjapi

Sot do jeni më të përgjegjshëm dhe jo vetëm që do i pranoni gabimet, por do bëni edhe të pamundurën për t’i zgjidhur njëherë e mirë. Nëse jeni në një lidhje humori do jetë më i mirë dhe nuk do keni asnjë problem. Mundohuni ta ruani sa te mundni këtë qetësi dhe keni për ta parë që jeta juaj do jetë më e bukur. Ju beqarët do mendoni seriozisht të krijoni një familje, por kjo nuk do jetë dita më me fat. Prisni edhe pak dhe gjërat do ndryshojnë. Në punë nuk do keni vështirësi të mëdha, megjithatë më mirë të mos sforcoheni shumë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi dhe duhet të merrni masa që t’i bëni ballë kësaj situate të ndërlikuar.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ngrini shumë pikëpyetje dhe mund të bëni disa ndryshime. Nëse keni një lidhje mundohuni të shmangni zënkat me partnerin dhe mos bëni pyetje për të cilat ai bezdiset. Nëse nuk i dëgjoni këto këshilla ka rrezik të prishni harmoninë në çift. Edhe ju beqarët duhet të bëni durim. Shumë shpejt jeta juaj sentimentale do të stabilizohet dhe gjithçka do marrë një tjetër pamje. Në punë, disa momente pranë kolegëve do ju stresojnë dhe do ju shpërqendrojnë për projektin që keni nisur. Edhe marrëdhënia me shefat do jetë e ftohtë sot. Limitoni shpenzimet dhe shmangni lojërat e fatit sepse më vonë nuk do dini çfarë të bëni me problemet financiare.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe do dëshironi të bëni vërtet ndryshime në jetën tuaj. Ju do ktheheni në arkitektë të vërtetë të së ardhmes tuaj. Të shtyre nga Marsi ju që keni një lidhje do doni t’i afirmoni ndjenjat. Do e bëni partnerin ta kuptojë sa shumë e dashuroni dhe se nuk iu pëlqen të jetoni si e burgosur. Reagimi i tij do jetë pozitiv. Ju beqarët edhe pse nuk do kërkoni shumë do gjeni dikë interesant. Mos e humbni këtë mundësi. Në punë, nëse keni pasur nevojë të konkretizonit disa gjëra, sot është momenti më i përshtatshëm. Vizioni juaj profesional do jetë shumë i qartë. Financat do vijnë duke u ulur pasi do shpenzoni shumë për shtëpinë. Merrni masa që ato të mos arrijnë fundin. /dritare.net

Author: Portali