Horoskopi i datës 27 qershor 2021

Dashi

Sinqeriteti juaj nuk do iu pëlqejë të gjithëve sot. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm sepse disa mund t’iu bëjnë keq pa e kuptuar. Merkuri, planeti që udhëheq shpirtin, do iu bëjë më idealistë se kurrë ju të dashuruarve. Do jepni shumë nga vetja dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo sakrificë vetëm që t’i tregoni partnerit sa shumë e dashuroni. Ju beqarët do keni një takim mjaft interesant. Do jeni sensuale dhe të ngrohtë. Në punë ka mundësi të merrni një propozim për një post që e keni ëndërruar gjithmonë. As mos e vrisni mendjen për xhelozinë e kolegëve, por shihni të mirën tuaj. Financat mund t’i rregulloni vetëm në një mënyrë, të ndaloni se ëndërruari dhe të mos shpenzoni pa u menduar.

Demi

Bashkëpunimi i Venusit dhe Saturnit do jetë goxha i mirë për ju. Ata do iu nxitin të mendoni edhe përtej hundës tuaj dhe nuk do ju lënë të nxitoheni. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin do ju shkojë ashtu si duhet. Do jeni me humor të mirë dhe mund të argëtoheni pak më tepër. Ju beqarët do ndikoheni negativisht nga Neptuni. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë nëse nuk doni të lëndoheni më pas. Në punë do jeni profesionistë dhe do i dëgjoni me kujdes ato që do iu thonë shefat. Në planin financiar ende nuk do jetë një kohë e mirë dhe me diell. Duhet ta menaxhoni më mirë atë buxhet që keni dhe të mos nxitoheni me shpenzimet.

Binjakët

Sot do ecni me prioritete dhe nuk do bëni gjëra që nuk i keni dëshirë. Juve që jeni në një lidhje yjet do ua mbushin ditën me dashuri. Ata do bëjnë që partneri të sillet më mirë dhe t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë të këndshme. Përgatituni për momente të lumtura. Ju beqaret nuk do keni takime të rëndësishme, por gjithsesi do kaloni një ditë të bukur. Në punë do ju duhet vetëm pak më shumë përqendrim që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do ju provoni të gjithëve se jeni vërtet të zotët për të bërë çdo gjë që synoni. Në sektorin financiar do keni pak fat, megjithatë mundohuni të mos rrezikoni shumë dhe të tregoheni më të matur me shpenzimet.

Gaforrja

Sado të bëni përpjekje për të pasur një jetë sa më të mirë sot, sërish do ju duket sikur nuk do ja dilni. Mos u dorëzoni sepse rezultatet do duken më vonë. Duket se edhe influenca negative e Saturnit nuk do e prishë dot jetën tuaj dashurore. Nga ana tjetër, Jupiteri, planeti më i mirë i gjithë sistemit diellor, do iu mbrojë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni vetëm, një takim që në orët e para të ditës do iu shtojë dëshirën për të filluar një aventurë. Në punë do jeni pasivë dhe do merrni disa kritika nga shefat. Ata do kenë të drejtë kështu që më mirë pranoni gabimet dhe mundohuni të ndryshoni. Financat do të përmirësohen dalëngadalë. Plutoni do iu bëjë edhe më të kujdesshëm.

Luani

Nuk do jeni më të shpërqendruar si më parë sot dhe performancat në çdo sektor do jenë më të mira. Saturni do iu sigurojë stabilitet në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia juaj do jetë me sensuale. Kujdes, për të kaluar një ditë plotësisht të kënaqshme, shmangni pretekstet për të shpenzuar disa ore me miqtë. Ju beqarët do ndodheni para një zgjedhjeje delikate. Tregohuni shumë të kujdesshëm me çdo vendim që do merrni. Në punë mund t’iu prishet faqja ku punoni ose një pjesë e planit të bërë çka do ju alarmojë pak. Mos u merakosni sepse kolegët do ju ndihmojnë që çdo gjë të stabilizohet. Dëshira juaj e madhe për të shpenzuar do iu sjellë goxha probleme me financat.

Virgjëresha

Urani do e ndryshojë tërësisht mënyrën sesi ju do e shihni jetën. Mos keni dyshime që do përjetoni emocione shumë të forta. Jeta në çift do afrohet shumë me perfeksionin. Do të ndani çdo kënaqësi me partnerin dhe do kaloni shumë kohë së bashku. Nëse jeni beqarë, zemra do iu përjetojë shumë emocione. Çdo gjë do të ndryshojë dhe do keni një takim me dike sharmant. Në punë fati do jetë gjithë kohës me ju. Keni për ta pasur gjithçka më të lehtë se më parë dhe do mbusheni lirisht me frymë. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni më shumë ekonomi në mënyrë që të mos keni probleme. Kjo nuk do te thotë të mos blini gjërat e nevojshme.

Peshorja

Sot do keni vullnet të hekurt dhe do mundoheni t’i bëni gjërat të funksionojnë sa më mirë. Dielli do iu japë përherë mbështetje. Nëse keni një lidhje nuk duhet t’i kërkoni partnerit shumë sepse ai nuk do mund t’ua plotësojë dot. Me shumë gjasë dëshirat tuaja nuk mund të realizohen. Ju beqarët, falë ndihmës së Venusit do keni një jetë sentimentale të këndshme. Mund të realizoni edhe ndonjë takim të rëndësishëm. Në punë nuk do mendoni aspak për pagën, por do i bëni gjërat si duhet sepse e adhuroni profesionin që keni. Për arritjet do merrni edhe vlerësime. Dielli do iu ndihmojë të përmirësoni të ardhurat. Tregohuni edhe më të matur me shpenzimet.

Akrepi

Gjatë kësaj dite duhet të bëni edhe më shumë përpjekje për të ruajtur një klimë sa më të ngrohtë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të mbrohet nga planetët. Ata do iu ndihmojnë të keni më shumë besim dhe respekt për njëri- tjetrin. Ju beqarët do merrni një vendim shumë të rëndësishëm në planin sentimental, çka mund të shkaktojë edhe probleme në familje. Në punë herë pas here ambienti do ju duket lodhës dhe do keni frikë mos ju mbeten gjërat në mes. Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, nuk do keni shumë fat. Financat do jenë të stabilizuara. Dielli do iu ndihmojë në këtë fushë. Të gjitha paratë që keni harxhuar kohët e fundit do të “rikthehen”.

Shigjetari

Hëna do ju bëjë super të ndjeshëm gjatë kësaj dite. Të merakosur për të bërë çdo gjë sa më mirë ju do jepni opinionet tuaja edhe për tema të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie shumë të ngrohtë me partnerin. Do i dëgjoni me kujdes këshillat dhe do ia plotësoni qejfin njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga ambienti i ngrohtë për të shprehur pëlqimet dhe ndjenjat sepse dita do jete e privilegjuar për ngjarje të rëndësishme. Në punë mund të keni edhe ndonjë vështirësi, por në tërësi gjërat do ecin si i kishit menduar. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi.

Bricjapi

Ka mundësi që gjërat t’iu ndërlikohen paksa gjatë kësaj dite. Nëse keni për të marrë vendime apo për të bërë zgjedhje, prisni momentin e duhur dhe kërkoni mendimin e dikujt që i besoni. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të silleni me maturi dhe të mos jeni shumë kërkues ndaj partnerit. Flisni për çdo gjë që iu shqetëson në mënyrë që të zgjidhni çdo gjë sa me parë. Ju beqarët duhet të pranoni ftesat që do iu bëhen. Pritet edhe një takim i veçantë. Në punë, një organizim jo i mirë mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Me paratë nuk do keni shumë fat. Vërini pak fre dëshirës së madhe për të shpenzuar dhe mund ta kaloni ditën pa probleme serioze.

Ujori

Tregohuni më të logjikshëm dhe më të matur gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni probleme serioze. Mund të ndryshoni edhe mënyrën e të sjellit. Marsi do iu shtyjë ju të dashuruarve t’i bëni skena xhelozie partnerit. Meqenëse e dini që një sjellje e tillë mund ta dobësoje lidhjen tuaj, mundohuni ta dominoni atë ndjenje. Ju beqarët, fale mbështetjes së Neptunit do keni zhvillime të reja në jetën sentimentale. Gjithçka do shkojë si në një roman dashurie. Puna nuk do ecë ashtu si keni menduar dhe kjo më tepër si pasojë e mos përqendrimit. Kërkoni mbështetje pa u druajtur. Financat tuaja do vijnë duke u pakësuar pasi do bëni shumë shpenzime Kujdes!

Peshqit

Saturni do ju bëjë më të matur dhe më të përqendruar tek objektivat kryesore. Çdo gjë do arrini ta menaxhoni si duhet. Nëse keni një lidhje mos ëndërroni gjëra të pamundura edhe pse në përgjithësi do jetë një ditë e mirë dhe pa probleme. Për ju beqarët do jetë ditë me shumë fat. Venusi do iu bëjë të takoni një person të mrekullueshëm me të cilin mund të krijoni edhe një lidhje të fortë. Në punë, me pak më shumë vendosmëri, forcë dhe dinamizëm mund të kaloni edhe sfidat më të vështirua që do iu dalin para. Nëse iu bëhet një propozim i ri mendojeni njëherë para se të refuzoni. Për sa iu përket financave duhet të themi se situata do jetë e favorshme dhe do mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. /dritare.net

Author: Portali