Horoskopi i datës 29 qershor 2021

Dashi

Do keni zemër shumë të madhe gjatë kësaj dite dhe do falni papushim, Nga ana tjetër do iu vini kapat edhe problemeve që keni pasur me të afërmit. Nëse jeni në një lidhje, partneri nuk do iu besojë veshëve për ato që do i shprehni. Do dini si ta mbani atë pranë dhe ta dashuroni pa dorashka. Në orët e pasdites edhe ai do mendojë t’iu surprizojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë fesë sepse keni për të humbur mundësitë më të mira në jetë. Në punë do viheni shpesh në dyshim midis arritjes së qëllimit dhe mos brengosjes së disa kolegëve të dashur. Mendohuni mirë para se të veproni në mënyrë që të mos bëni gabime. Shpenzimet duhen kufizuar sa më shumë.

Demi

Kjo ditë do jetë goxha më pozitive dhe do ndiheni më të lirshëm për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gati të merrni disa vendime të mëdha që do ua bëjnë ditët në vijim edhe më të bukura. Çastet intime do shumëfishohen dhe fjalët e ëmbla gjithashtu. Ju beqarëve do iu jepen mundësi për të filluar lidhje mjaft romaneske. Në pune do jeni të saktë dhe shumë seriozë. Do keni arritje dhe do merrni pafund përgëzime ne çfarëdo lloj fushe që të veproni. Buxheti do vazhdojë të mbetet ende delikat kështu që duhet të mos rrisni në asnjë mënyrë shpenzimet.

Binjakët

Suksesi që keni arritur së fundmi do bëjë shumë persona xhelozë dhe disa madje do mundohen t;iu bëjnë keq. Bëjini sytë katër dhe mos ju besoni plotësisht të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje mos prisni të shprehni ndjenjat në çdo moment dhe me çdo mënyrë që të mundeni. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të sigurt. Në punë do ju vënë përballë disa zgjedhjesh të vështira. Tregohuni të logjikshëm dhe aspak të nxituar. Financat do i menaxhoni me shumë saktësi dhe nuk do keni probleme. Shmangni vetëm dhëniet e huave edhe sikur personat të jenë të afërt.

Gaforrja

Sot do jeni më të çliruar nga ato që ju kanë peshuar shumë deri më sot dhe do ecni përpara. Konfigurimi i mrekullueshëm i yjeve do zgjidhe çdo problem që ju keni pasur me partnerin. Durimi do jetë një pikë e forte që do ju ndihmoje në këtë plan. Ju beqarët do jeni të vëmendshëm ndaj flirteve të çdokujt dhe do pranoni të dilni me ata që do iu pëlqejnë më tepër. Profesionalisht do dëshironi të bëni ndryshime të mëdha. Do lodheni pak, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar, të gjitha përpjekjet dhe maturia që keni treguar së fundmi, do japin rezultatet e veta.

Luani

Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.

Virgjëresha

Yjet do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite dhe do sjellin herë pas here probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm dhe shpesh do gjendeni në vështirësi të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët mund të afroheni me disa persona që në pamje të parë duken normalë, por që kanë vese dhe të meta të shumta. Në punë do jeni tejet të ngarkuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Shefat mund t’iu kritikojnë edhe për mungesë korrektësie. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që gjendja ka për të pasur probleme goxha serioze.

Peshorja

Ardhja e personave të rinj në jetën tuaj do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë sot. Do ndodhin gjera vërtet interesante sot. Ditë shumë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Edhe pa folur shumë do merreni vesh me atë që keni në krah. Ju beqarët do preferoni të keni thjesht flirte me disa persona dhe asgjë më shumë sesa kaq. Në punë gjithashtu do keni ndryshime shumë pozitive. Do arrini çdo qellim ne çdo fushe ku do operoni. Gjithsesi ekonomistet dhe mësuesit do jenë më të privilegjuarit. Shpenzimet që do kryeni bëjini gjithmonë me llogari dhe duke i shkruar pasi ashtu do jeni më të ndërgjegjshëm.

Akrepi

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

Shigjetari

Sot gjërat do ju ecin aq mirë saqë nuk do doni që dita të mbarojë. Mërkuri do ndikojë mjaft pozitivisht tek jeta juaj në çift dhe do ju afrojë më tepër me atë që keni në krah. Ndjenjat do i shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do vazhdoni të joshin këdo që do ju dalë përpara dhe kjo mund t’iu çojë edhe në rrugë të gabuar që do dëmtojnë të ardhmen. Në punë duhet të mbroni çdo mendim që do keni edhe sikur të gjithë t’i keni kundër. Në fund të fundit do keni të drejtë në ato që do thoni. Në planin financiar, disa fatura të papaguara prej kohësh mund t’iu sjellin disa probleme të vogla.

Bricjapi

Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju bëhen dhe mos mendoni gjithë kohës se partneri dëshiron diçka nga ju në këmbim të surprizës së bërë. Asgjë nuk do jetë ashtu si duhet. Nëse jeni ende beqarë do jeni sipërfaqësorë dhe mund të pranoni të dilni me dikë pa u menduar gjatë. Në punë do jeni më aktivë, por frika nga gabimi do ju stepë paksa për të çuar deri ne fund objektivat. Nëse keni për të bërë shpenzime apo për të shlyer borxhet sot është koha e përshtatshme.

Ujori

Do jeni shumë optimistë dhe pozitivë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse jeni në një lidhje do merrni kohën e duhur për të folur e për të diskutuar pëe disa çështje me rëndësi që deri më sot ju kane turbulluar. Fundi i ditës do jetë shumë më i qetë. Nëse jeni vetëm duhet ta përgatisni veten për disa ndryshime tejet interesante. Zemra do rrahe përherë fort. Në punë nuk do bëni më gabimet e dikurshme dhe do ecni më të sigurt drejt rrugës së suksesit. Në planin financiar do ndizet drita jeshile dhe gjendja do ketë përmirësimet e para.

Peshqit

Do jeni shumë të duruar dhe dëgjues shumë më të mire. Të gjithë do kërkojnë t’iu qëndrojnë pranë. Nëse jeni në një lidhje do jetë një ditë me shumë fat dhe nuk do mbani më kokën mënjanë me partnerin. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pranuar propozimet që do ju bëhen. Mund të pëlqeni disa persona, por nuk do keni guxim ta pranojnë këtë gjë. Në punë era do fryjë në favorin tuaj dhe çdo gjë do ju shkojë sipas planeve që keni bërë. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe do ju dalin paratë edhe për të kryer shpenzime edhe për të hequr mënjanë. /dritare.net

Author: Portali