Horoskopi i dites se Hene / Kujdes! Zhvillime të papritura do të ndikojnë te dashuria, puna dhe paratë





Dashi

Jini të ndërgjegjshëm për ngrënien e tepërt. Sistemi juaj është shumë delikat në këto momente. Limitoni ushqimet e dëmshme dhe rregulloni dietën. Kur ndiheni mirë fizikisht, e keni më të lehtë të gjeneroni ide të mira. Ndoshta një person tradicional nuk do t?i vlerësonte sugjerimet tuaja, por në vend që t?i merrni seriozisht fjalët e tij, buzëqeshini dhe vazhdoni përpara me konceptin tuaj.

Demi

Është e rëndësishme për ju të keni një lidhje intelektuale me partnerin tuaj romantik. Nëse po kërkonit dashurinë, besojuni veshëve dhe jo syve. Ka një shans të mirë të krijoni një lidhje romantike me ikë që ngacmoni imagjinatën dhe qasjet tuaja për botën. Jeni në një marrëdhënie? Mendoni të bëni më shumë gjëra së bashku. Duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit do të forconi kufijtë dhe do të ndjeni një pasion të përbashkët.

Binjakët

Vendosja e një farë rregulli në shtëpi do të ishte shpërblyes për ju. Të qenit të aftë për t?u zgjuar herët në mëngjes është kritike për suksesin tuaj në karrierë. Nëse nuk duhet të nxitoni për të gjetur diçka për të veshur, për të drekuar, etj, do të thotë që e keni nisur ditën si duhet. Partneri juaj është i çrregullt? Krijoni një hapësirë ku ai mund të bëjë gjërat e tij pa ju shqetësuar juve.

Gaforrja

Fokusimi në detaje të parëndësishme ju merr kohë nga koha juaj e vlefshme. Kur shihni gabime, shënojini ato dhe mos u merrni. Le t?i ndreqin ata që i kanë bërë. Nëse ata janë të zgjuar, do ta lënë egon tyre mënjanë dhe do t?i marrin parasysh këshillat tuaja. Dikush që njeh aftësitë tuaja, do t?ju ofrojë një pozicion premtues në kompaninë e tij. Pranoni një rol lidershipi në një departament të veçantë. Kjo do t?ju lejojë të vendosni standarde të larta për t?u arritur.

Luani

Është e admirueshme që ju doni të kurseni parë, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga cilësia. Bëni disa kërkime dhe në fund bëni zgjedhjen. Vetëm sigurohuni që të jetë një zgjedhje e informuar. Mos dëgjoni agjentët e marketingut, puna e të cilëve është t?ju bindin ju.

Virgjëresha

Ju keni pasur momente të vështira dhe nuk keni pasur kohë të relaksoheni. Nëse nuk keni fjetur mirë, tentoni të bëheni hiperkritik. Kafshojeni ndonjëherë gjuhën sepse njerëzit nuk ua kanë borxh të dëgjojnë ato që u bezdisin ju. Qetësohuni, merrni frymë thellë. Është koha të kultivoni një atmosferë suportuese ku çdokush të ndihet i inkurajuar.




Peshorja

Ideja për të thyer një subjekt tabu është shumë e mirë. Jeni lodhur duke parë ?elefantin në dhomë? dhe duke e injoruar atë. Nëse dikush ka pasur një humbje të tmerrshme, një sekret shokues ose një trend shqetësues është vendosur, duhet ta adresoni. Pasi të keni folur, shumë njerëz do t?ju falenderojnë privatisht për guximin tuaj. Mbajeni mend këtë moment. Asgjë nuk e përkeqëson më shumë një problem se sa neglizhenca.

Akrepi

Po kërkoni të ndërtoni diçka me vlerë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Puna me një insitucion fetar, edukativ ose kulturor do t?ua lejojë këtë. Duke bashkëpunuar me një grup që ka lidhje të gjera financiare, mund të lëvizni malet. Në të kaluarën, keni hezituar të krijoni partneritete të tilla, duke pasur frikë nga kufizimiet e politikave. Por kjo mundësi veç të tjerash, do të jetë edhe një leksion i mirë për ju.

Shigjetari

Shpenzimi i kohës me familjen ndihmon në qetësimin e nervave tuaja të tensionuara. Së fudi, e keni derdhur energjinë tuaj në detyrat e vështira të punës. Puna pa pushim ju ka lodhur. Tërhiquni pak nga zhurmat e përditshme sepse do të jetë një terapi për ju. Lejojeni familjen të kujdeset dhe t?ju ofrojë ngrohtësi. Ushqimet e gatuara në shtëpi dhe filmat do t?ju bëjnë të nidheni shumë mirë. Një jetë personale shpërblyese, ushqen dhe një sukses profesional.

Bricjapi

Jeni krenar për dijet që keni marrë deri tani. Nëse dikush ju flet për politikën, kulturën dhe artin, dëgjojeni dhe mos kini frikë të bëni debat me të. Përndryshe ai do ta ndiejë veten superior ndaj jush. Filloni të komandoni bisedën dhe përvoja juaj do të tërheqë një ekspert që do të admirojë inteligjencën tuaj. Së bashku mund të jeni një çift i suksesshëm në romancë apo në biznes.

Ujori

Sytë janë mbi ju. Është bukur të jeni në qendër të vëmendjse, por keni frikë se si kjo famë do të ketë ndikim mbi një personin tuaj të dashur. Sigurohuni ta lavdëroni atë sa herë që të mundeni. Ju nuk e keni arritur vetëm këtë nivel të suksesit tuaj. Me ndihmën e këtij personi të dashur keni qenë në gjendje të bëni një punë mbreslënëse? Kur jepni kredit aty ku duhet, i forconi më shumë marrëdhëniet. Do të hapni gjithashtu rrugën për një aleancë më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Peshqit

Puna me një person praktik ju ndihmon t?i ktheni ëndrrat në realitet. Punëdhënësi juaj mund ta shohë si kërcënuese këtë aleancë. Dhe ky dyshim ndoshta është i saktë. Nëse po mendonit të nisnit biznesin tuaj, dijeni se jeni në rrugë të drejt. Krijoni një aleancë biznesi me bashkëpunëtorin tuaj; do t?ja dilni shumë mirë së bashku.

Author: admin