Horoskopi i fundjavës, ja cilat shenja do kenë probleme





DASHI 21 Mars – 20 Prill
Nëse nuk doni që entuziazmi dhe pasioni të shuhet në jetën tuaj në çift duhet sa më tepër të përkujdeseni për atë që keni në krah këtë javë dhe t’i bëni edhe komplimente herë pas here. Beqarët do jenë kampione të vërtetë joshjeje. Çdo person që do pëlqejnë do e bëjnë për vete dhe në fund të javës do e nisin një lidhje të bukur. Edhe për financat ka për të qenë një periudhë e shkëlqyer. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm dhe do mund të bëni edhe investime të mëdha. Shëndeti nuk ka për të pasur probleme serioze, megjithatë kujdesi tek ushqimi do jetë thelbësor për të qenë në formë edhe më të mirë. Jeta familjare do jetë e shkëlqyer.

DEMI 21 Prill – 21 Maj
Fundjava do të jetë e mbushur me çaste të lumtura. Do bëni edhe gjera jashtë asaj që mund të imagjinohet dhe partneri do ndihet si mbi re. Për beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por nuk duhet kurrsesi të tregohen të turpshëm dhe të mbyllur. Në planin financiar tregohuni sa më të matur dhe mendoni pak me tepër për të ardhmen. Po filluan problemet keni për të pasur probleme serioze. Shëndeti do përmirësohet pas të martës dhe do ju rikthehet gjithë energjia e dikurshme. Jeta familjare do jetë pozitive.

BINJAKËT 22 Maj – 21 Qershor
Do të keni fundjavë mjaft harmonike kjo edhe për ju të kësaj shenje dhe që jeni në një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqarët do kenë tërheqje fizike për disa persona me të mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për të cilat të pendoheni shpejt. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni të kujdesshëm me ushqimin. Në të kundërt mund të lindin disa probleme. Me familjarët marrëdhënia do ftohet paksa.

GAFORRJA 22 qershor – 22 Korrik
Të nxitur nga Mërkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Beqarët duhet të presin edhe pak kohe për të pasur ndryshimet e mëdha që kanë ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur me tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Me familjarët mund të keni mosmarrëveshje të vogla.




LUANI 23 Korrik – 22 Gusht
Mos u tregoni posesivë ju të dashuruarit sepse mund të keni probleme dhe vështirësi të mëdha në jetën sentimentale. Të gjithë kane kontradikta, por duhet të mësoni ta menaxhoni edhe në ato raste situatën. Beqarët do marrin propozime të ndryshme, por as vetë nuk do e dini se çfarë të bëjnë. Nëse doni që financat të jenë pozitive, duhet patjetër të ulni sa më shumë shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Mund t’iu bëhen edhe propozime të reja mjaft interesante. Jeta familjare do jetë e trazuar.

VIRGJËRESHA 23 Gusht – 23 Shtator
Do të kaloni fundjavë të qetë për ata që janë në një lidhje. Do jeni më tolerantë se kurrë ndaj atij që keni në krah. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër kudo që të shkojnë në çdo moment sepse personat idealë mund të shfaqen atëherë kur nuk e presin. Me shpenzimet duhet të jeni sa më strikte që të mundeni pasi vetëm kështu do e mbani gjendjen të stabilizuar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por gjithsesi probleme serioze nuk ka për të pasur. Jeta familjare do jetë e kënaqshme dhe do ju sjellë emocione.

PESHORJA 24 Shtator – 23 Tetor
Nëse keni pasur ndonjë problem me partnerin tuaj kohët e fundit, duhet te bëni çdo gjë që të sqaroni gjithçka. Po i latë gjërat pas dore situata do ndërlikohet edhe më tepër. Beqarët do jenë të bekuar nga yjet pasi do realizojnë takimin që kanë ëndërruar gjithë jetën. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të bëni kujdes nga Plutoni i cili do ju shtyjë të kryeni shpenzime pa bërë më parë llogari. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq. Nuk do keni më as probleme me tretjen, as dhimbje barku e as dhimbje shpine. Në fakt përpjekjet e mëparshme kanë bërë që gjërat t’iu ecin kaq mirë. Jeta familjare do jetë e mirë.

AKREPI 24 Tetor – 22 Nëntor
Kjo fundjavë nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur. Do ketë çaste të këndshme, por nuk do mungojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet, shpesh të ashpra. E mira është të mos merrni vendime të nxituara në gjaknxehtësi e sipër. Beqarëve do ju pëlqejnë çmenduritë dhe do fillojnë aventura emocionuese. Financat do kërkojnë më tepër vëmendje se më parë. Po i latë gjërat të rrjedhin vetë mund të keni më tepër vështirësi. Shëndeti nuk do jetë shume i mirë. Kujdes me alkoolin dhe me yndyrën e tepruar. Do i mahnitni të gjithë me arritjet tuaja. Ambienti në familje do jetë i konfliktuar.

SHIGJETARI 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë fundjavë duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo hap ju të dashuruarit, në mënyrë që të mos e lëndoni atë që keni në krah. Për më shumë ngjyra dhe alegri, përgatisni edhe ndonjë surprizë të këndshme. Partneri do ju mahnitë në momentin që nuk do e prisni. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë që ditët e para të javës kështu që gjërat për ta do ndryshojnë rrënjësisht. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa që ta përmirësoni situatën ose të paktën ta mbani atë të qëndrueshme. Shëndeti do ketë edhe ndonjë shqetësim te vogël, por asgjë për t’u shqetësuar apo për t’u alarmuar. Jeta familjare do jetë e turbullt.

BRICJAPI 22 Dhjetor – 20 Janar
Këtë fundjavë duhet të jeni më krenarë për partnerin tuaj dhe duhet t’ia shprehni atij më tepër ndjenjat. Vetëm kështu marrëdhënia në çift ka për t’u përmirësuar. Beqarët do kenë plot mundësi të realizojnë njohje interesante dhe ditën e enjte ose të premte mund të hedhin edhe hapa. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse shpenzoni shuma marramendëse gjendja do dobësohet menjëherë. Mendoni pak edhe për ditët në vijim. Shëndeti do jetë delikat. Shpesh do ndiheni pa fuqi dhe mund të keni shqetësime nga pjesë të ndryshme të trupit. Filloni të kërkoni diçka më të përshtatshme për veten. Me familjarët do ketë zënka.




UJORI 21 janar – 19 Shkurt
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Do keni shumë gjera të paqarta për ato që ju kanë ndodhur së fundmi dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Beqarët do ndihmohen nga disa miq të ngushtë dhe do takohen me disa persona të veçantë. Para se të mendojnë të hedhin hapa, mirë është të njihen më thellësisht me ta. Financat ka rrezik të mos i mbani dot gjithë kohës nën kontroll kështu që sa më parë kërkoni ndihmë nga specialistët ose familjarët. Shëndeti, për fat të mirë, nuk ka për të pasur shqetësime serioze. Vetëm disa mund të kenë probleme me shpinën ose stomakun, por çdo gjë do kalojë shpejt. Edhe me familjarët do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

PESHQIT 20 shkurt – 20 Mars
Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme, e qetë, pa pasion të madh, por edhe pa probleme. Bëni gjatë gjithë kohës atë që do ndieni. Beqarët do jenë tej mase magnetikë dhe të shumtë do jenë personat që do duan t’i kenë në krah. Më e mira do jetë të presin pak kohë, të njihen mirë me secilin e më pas të bëjnë zgjedhjen e duhur. Gjendja në sektorin e financave do ndryshojë si me magji. Do keni para edhe për të blerë gjera qejfi. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Pa ndihmën e askujt, do arrini të përfundoni në kohë një detyrë të rëndësishme. Jeta familjare do jetë si zakonisht.

Author: admin