DASHI:
Të menaxhoni sa më mirë situatat në vendin tuaj të punës s’është aspak e lehtë. Edhe nëse jeni në pozicion drejtues apo keni përgjegjësi të mëdha, shpeshherë e gjykoni pozicionin tuaj në mënyrë drastike. Ju kërkoni gjithnjë pushtet absolut, por duhet të kuptoni se jo gjithmonë mund ta arrini. Nëse jeni thjesht nëpunës, po kërkoni veçse një shpërblim më shumë për punën tuaj. Shumë gjëra varen nga marrëdhënia juaj me shefat. Nervozizmi do të arrijë kulmin nëse nuk shpërbleheni. Pjesa e parë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Keni gati më shumë se një vit që jetoni si në re, mes shpresave dhe zhgënjimeve, por tekefundit, çdo përvojë ka rëndësi. Ditët më të vështira do të jenë në datat 22 dhe 30.
Çdo zgjedhje që bëni duket se do të vihet në diskutim nga njerëzit që ju rrinë afër. Shumë nga marrëdhëniet tuaja janë konfliktuale, sidomos ato që kanë nisur në fillim të vitit. Për fat të mirë, ju jeni të gatshëm për gjithçka. Pas datës 14, gjithçka do të shkojë më mirë në aspektin sentimental. Kjo është periudha e duhur për t’u dashuruar krejt papritur, pasi Marsi dhe Venusi janë në një pozicion të shkëlqyer. Sensualiteti në çift do të zgjohet. Mund të hapni një aktivitet privat me partnerët tuaj. Gjithsesi, shanset që në 2021 gjithçka të funksionojë do të jenë më të shumta. Jeni ende në fazë eksplorimi. Shtatori është muaji i përkryer për të rifituar energjitë. Bëni kujdes me mënyrën si ushqeheni, pasi mund të keni probleme me stomakun. Datat 12 dhe 13 do të jenë më të lodhshmet.
DEMI:
Ky do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm në aspektin profesional, një muaj i shkëlqyer për t’u kthyer në vendin që ju takon. Mos ndërmerrni rreziqe të kota nga ana ekonomike, pasi prej një viti shpenzimet janë shtuar shumë. Data më e favorshme për propozime të reja do të jetë data 16. Studentët që janë angazhuar gjatë kësaj kohe do të marrin rezultate të mira. Mos u lodhni shumë gjatë datës 21, e cila do të karakterizohet nga nervozizmi, por që kurrsesi s’do të hedhë në erë çka keni arritur deri tani. Vazhdoni të shpenzoni për shtëpinë, madje jeni në kërkim të një shtëpie tjetër, nëse keni mundësitë. Kush nga ju ka nisur një aktivitet të ri, të tregohet i duruar.
Gjatë shtatorit do të ndryshojnë shumë gjëra në aspektin sentimental. Jeni bërë më kërkues ose keni nevojë për më shumë siguri. Periudha e zënkave do të jetë kalimtare, por bëni kujdes të mos tregoheni më shumë kritikë nga ç’duhet. Bëni kujdes brenda familjes, pasi do të merrni një vendim që lidhet me të ardhmen dhe jo të gjithë do të jenë dakord. Nëse gjatë viteve të fundit keni mbyllur një histori dashurie apo jeni ndarë, krejt papritur do të shfaqet një “ish” që do t’i trazojë mendimet tuaja. Çiftet e konsoliduara duhet të tregohen të kujdesshme vetëm nga problemet ekonomike. Tani do të arrini të kuptoni se cila është rruga e duhur. Kujdes në datën 21. Shtatori do të jetë disi stresues. Momentet e tensioneve do të kapërcehen me inteligjencë. Fakti që jeni emotivë ndikon shumë në jetën tuaj, edhe pse në dukje dukeni shumë racionalë. Dhembje të lehta koke dhe disa probleme të vogla gjatë gjysmës së muajit. Stomaku është pika juaj e dobët. Kujdes në datat 14, 15, 21 dhe 27.
BINJAKËT:
Ka ardhur koha të arrini një fitore personale ose ta shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm. Nëse viti 2020 ka qenë viti i planifikimit, viti 2021 do të jetë ai i veprimit. Nëse jeni në pritje të një përgjigjeje të rëndësishme apo doni të zgjeroni aktivitetin tuaj, flisni me njerëz me pozitë. Venusi është në favorin tuaj dhe këtë periudhë jeni më bindës se kurrë, duke nisur nga data 7. Nuk do të jetë e vështirë të përjetoni emocione të reja. Do të rifitoni një rol që e keni pasur në të shkuarën. Mos nënvlerësoni mundësitë që në dukje janë të parëndësishme. Për projektet e reja flisni me njerëz të besuar. Pas datës 22, gjithçka do të shkojë fjollë.
Në aspektin sentimental do të ndërtoni diçka shumë të rëndësishme, e cila vitin tjetër do të shndërrohet në diçka serioze. Venusi dhe Mërkuri janë në pozicion të shkëlqyer, ja pse këto mundësi janë të arta. Më datë 13 do të njihni dikë shumë të veçantë. Një takim që do t’ju përfshijë me shumëçka. Për këdo nga ju që ka një lidhje serioze, gjërat do të shkojnë më mirë pas debateve që kanë karakterizuar këtë periudhë, sidomos pas datës 22, kur Dielli do të kthehet në shenjën tuaj. Jeni në kërkim të një shtëpie ku do të jetoni pas martese ose edhe për të bashkëjetuar. Shtatori nis disi i paqartë, ditët e para do të jenë të plogështa. Bëni kujdes në datat 2, 3 dhe 9. Kujdesuni më shumë për ushqyerjen. Shpeshherë jeni të nxituar dhe i kapërceni vaktet ose ndiqni dieta aspak të shëndetshme. Data 18 do të jetë e duhura për t’iu kushtuar formës fizike. Ju s’jeni nga ata që janë mësuar me vetminë dhe shpesh sajoni edhe punë të panevojshme. Mos kini fr ikë të qëndroni vetëm dhe të kuptoni çfarë nevojash keni.
GAFORRJA:
Një projekt që kishit që prej vitit të kaluar do të ndryshojë dhe fillimi i diçkaje të re do t’ju shtojë ankthin. Sigurisht që jeni ende nën ndikimin e Jupiterit dhe të Saturnit, të cilët nuk ju lënë hapësirë të fitoni shuma të mëdha apo të ndërmerrni nisma të reja. Gjithçka do të ndryshojë diku afër dhjetorit, periudhë kur edhe punët e lodhshme do t’ju duken të bukura. Shpenzimet e mbledhura gjatë dy viteve të fundit po shtohen edhe më shumë, ja pse duhet të bëni kujdes me financat. Nuk është ende momenti i duhur për siguri profesionale, gjë që vetëm fundviti do ta sjellë.
Shpresojmë që muaji gusht të ketë sjellë diçka të bukur në zemrën tuaj, sepse në shtator do të konfirmohen lidhjet e sapokrijuara. Nevoja për të pasur një lidhje të bukur e të qetë bëhet gjithnjë e më e madhe. Do t’i shikoni me sy tjetër martesën dhe bashkëjetesën. Mos i kritikoni më shumë nga sa duhet ata që keni në krah. Kush nga ju i ka dhënë fund një lidhjeje, do të përjetojë emocione të tjera. Data 16 është më e favorshmja. Mos i përcillni brenda familjes problemet profesionale apo pasiguritë. Çiftet e reja mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Gjatë dy javëve të fundit keni qenë shumë të tensionuar dhe Marsi vazhdon t’ju bezdisë. Probleme të vogla shëndetësore, sidomos me stomakun. Shmangeni sa më shumë stresin, pasi po i afroheni një periudhe më të mirë. Mos e prishni gj akun nëse dikush del kundër jush, sidomos në datat 18 dhe 19.
LUANI:
Marsi i favorizon ende të lindurit në shenjën tuaj dhe më në fund, më 6 shtator, edhe Venusi do të kalojë në këtë shenjë. Po mendoni që të shkëputeni nga bashkëpunimet profesionale, pasi s’ndiheni të kënaqur me mënyrën si ju trajtojnë. Mund të hiqni dorë nga gjithçka vetëm nëse keni disa kursime mënjanë dhe të prisni dhjetorin për t’u futur sërish në lojë. Kush nga ju punon për një kompani dhe nuk ndihet i plotësuar, do ta ketë punën pisk nëse brenda nëntorit nuk arrin të sigurojë ndryshimet që do. Jeni në kërkim të një ngritjeje në detyrë apo të diçkaje më shumë për veten pa marrë vendime drastike. Disa nga ju po bëjnë shpenzime të mëdha për vete, por edhe për të afërmit. Planifikojini mirë çështjet ekonomike, duke marrë parasysh se në dhjetor Saturni do të jetë kundër jush.
Ndjenjat do të zgjohen në këtë shtator që karakterizohet nga pasioni. Lidhje të reja. Për ata që janë lidhur prej kohësh, ka ardhur çasti i duhur që t’i vënë një emër marrëdhënies së tyre. Të martuarit janë të qetë, përveçse debateve financiare për mobilime apo për shtëpi të re. Do të kërkoni ndihmë. Datat më të favorshme janë datat 7 dhe 27. Këtë muaj, beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha, do të ndiejnë për herë të parë fluturat në stomak. Disa do të rrëmbehen nga pasioni dhe mund edhe të tradhtojnë. Organizoni gjithçka sa më mirë tani, në mënyrë që ta kaloni dhjetorin sa më të qetë. Gjatë shtatorit do të ndieni një ekuilibër të brendshëm shumë të mirë. Terapitë janë të sugjeruara në këtë periudhë. Datat 18 dhe 19 janë të duhurat për pak qetësi më shumë. Edhe pse tensionet s’do të mungojnë, ju jeni të aftë të kapërceni gjithçka.
VIRGJËRESHA:
Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për ata që do të nisin një projekt të ri profesional të bazuar në marrëveshjet që kanë bërë gjatë qershorit dhe korrikut. Ndieni nevojën për të bërë një zgjedhje drastike, madje edhe të braktisni rrugën që keni ndjekur deri tani. Ndoshta do të nisni edhe një punë që s’e keni bërë kurrë më parë. Me aftësitë tuaja personale do të arrini larg. Yjet i favorizojnë shumë shitblerjet. Madje edhe çështjet ligjore do të zgjidhen si jo më mirë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për investime të reja. Kini besim tek aftësitë tuaja.
Për shkak të karrierës, gjatë pranverës keni pasur probleme në aspektin sentimental. Çiftet janë përballur me vështirësi të mëdha, si transferime apo ndryshime, dhe tani ju duket sikur po jetoni një jetë tjetër. Kush nga ju nisi një marrëdhënie, nuk ishte aspak i qetë në fillim. Bëni kujdes nga ish-partnerët ziliqarë. Çiftet që punojnë me partnerët do të ndërmarrin nisma të reja. Nëse jeni të vetmuar, duhet të frekuentoni vendet e duhura për njohje të reja. Mund t’i bëni një dhuratë vetes, si të blini një makinë të re apo të ndryshoni diçka në mobilimin e shtëpisë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer dhe ju ndiheni më të fortë se kurrë. Kini parasysh se sa më shumë të punoni, aq më të stresuar do të ndiheni. Jeni në kohë që të nisni terapi të ndryshme. Edhe të lindurit në këtë shenjë kanë pikë të dobët stomakun.
PESHORJA:
Ky është një muaj i veçantë, pasi nga data 5 shtator Mërkuri hyn në shenjën tuaj zodiakale. Edhe Venusi është i favorshëm. Ishte parashikuar që fundi i vitit do të ishte i suksesshëm ose gjendja juaj do të përmirësohej dukshëm në krahasim me muajt e kaluar. Nëse ju është mbyllur një mundësi bashkëpunimi, është e sigurt që do të gjeni një tjetër. Do të krijoni një kompani biznesi ose do të nënshkruani një marrëveshje institucionale. Edhe pse viti i çlirimit tuaj do të jetë viti 2021, mund të merrni një lajm të mirë. Me Mërkurin në shenjë, do të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje duke filluar nga data 14. Për shumë prej jush, tashmë është e mundur heqja e një barre. Veçanërisht ata që janë përballur për një kohë të gjatë me probleme ose që kanë pasur dikë kundër. Bashkëpunimet janë më pak të sigurta, por kënaqësitë janë më të mëdha. Kështu që tregojini vlerat tuaja, negocioni dhe bëni ortakë të rinj për të çuar përpara qëllimet tuaja edhe vitin që vjen.
Dashuria nxit një vorbull ndjenjash pozitive. Përveç kësaj, ky është muaji kur Dielli hyn në shenjën tuaj zodiakale, më datë 22. Ata që janë vetëm dhe të paangazhuar në një lidhje, kanë kohën e duhur për të kërkuar marrëdhënie të reja. Shtatori ju nxit dëshirën për dashuri dhe fitore, në rast se gjatë muajve të fundit keni pasur kriza. Ata që janë ndarë, duhet ta shohin të ardhmen nga një këndvështrim më pozitiv. Dashuria duhet parë me optimizëm. Vihuni në kërkim të njeriut të zemrës. Tani mund ta gjeni, mjafton që të vizitoni vendet e duhura dhe të mos bëheni shumë përzgjedhës. Sepse, që të themi të vërtetën, ata që i përkasin shenjës së Peshores nuk i kanë shijet të thjeshta. Prandaj u duhet më shumë kohë për t’u familjarizuar me dikë. Ata që nuk kënaqen lehtësisht nga një marrëdhënie e gjatë duhet të bëjnë kujdes nga tundimet, sepse mund të bien në grackën e një marrëdhënieje jashtëmartesore, e cila do t’u shkaktonte probleme të mëdha.
Sa më shumë që i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë gjëra keni për të strukturuar. Të shtunën, më datë 6, Venusi do të bëjë një kalim të bukur. Prania e Marsit është ende e ndjeshme, por e zbehtë në krahasim me të kaluarën. Ata që kanë kaluar stres në punë ose nuk janë të kënaqur me atë që kanë bërë ose po bëjnë, duhet të përqendrohen më shumë te vetja dhe të rifitojnë besimin pa kërkuar mendimin e të tjerëve. Mendoni se nuk keni forcë imponuese? Vetëvlerësimi i fituar do t’ju bëjë që të ndiheni më mirë dhe të shijoni jetën.
AKREPI:
Nuk ju mungon aspak forca për të lu ftuar, por që tani e tutje është e rëndësishme të mbani sa më shumë në kontroll financat tuaja. Kush ka vendosur të transferohet në një qytet tjetër apo të ndryshojë punë, do të shpenzojë më shumë. Nëse keni një projekt apo doni të eksperimentoni me diçka, tani është çasti i duhur, pas shumë peripecive që ju kanë penguar. Janë më të favorizuar punëtorët e pavarur. Prej disa muajsh, të lindurit në këtë shenjë po përballen me probleme burokratike. Keni një çështje ligjore që ju mundon, sidomos nëse bëhet fjalë për një ish-partner. Arrini një marrëveshje përpara dhjetorit. Gjatë shtatorit do ta keni më të lehtë të bashkëpunoni me kolegët, të gjeni zgjidhje për problemet tuaja apo edhe të rinovoni një kontratë.
Në aspektin sentimental, ky do të jetë muaji i sqarimeve, i refuzimeve apo edhe i keqkuptimeve në një lidhje. Po tregoheni gjithnjë e më kritik kundrejt partnerit. Ju nuk jeni aspak të lehtë për t’u pasur në krah dhe tani pretendoni besnikëri dhe sinqeritet. Si do të përfundojnë lidhjet që kanë nisur si lojë këta muajt e fundit? Kujdes nëse keni lidhje paralele. Ata që po krijojnë lidhje të reja, le t’i jetojnë ditë pas dite pa pritur gjë në këmbim. Jeni në kërkim të dashurisë së madhe, por keni fri kë se mos vuani. Po shtyni disa vendime të cilave u ka ardhur koha. Kjo është një periudhë e tensionuar. Bëni kujdes me shpenzimet, sidomos nëse kanë të bëjnë me shtëpinë. Debate në familje. Ankthi shtohet, sidomos në datat 14 dhe 15. Më mirë shmangni gjithçka. Gjërat do të shkojnë më mirë pas datës 29.
SHIGJETARI:
Përfundimisht, shtatori është muaji më i qetë dhe pozitiv për sa u përket kërkesave apo ndereve që mund të kërkoni. Nuk përjashtohet mundësia e një aktiviteti ndryshe dhe kërkimi i më shumë mundësive. Këto ndryshime janë të paracaktuara nga fati ndonjëherë, por me raste jemi ne që i dëshirojmë. Situata është e qetë edhe për shkak të pranisë së Mërkurit. Rikthimi i Venusit nga data 6 është një lloj garancie suksesi për sa u përket marrëdhënieve ndërpersonale. Marsi është gjithmonë në favorin tuaj. Edhe pse gjatë vitit të kaluar keni pasur konflikte në këtë periudhë, keni bërë zgjedhje që nuk ju kanë volitur ose keni hequr dorë nga diçka, sot keni mundësinë që ta merrni situatën në dorë. Është e qartë se ata që duhet të përballen me publikun, duhet të verifikojnë suksesin e tyre. Pikërisht kjo nuk ka për të munguar. Rreth datës 14, në qiellin tuaj shfaqet një element fati më shumë. Këtë periudhë duhet ta shfrytëzojnë edhe tregtarët për të përfunduar një marrëveshje.
Në qiellin e shtatorit ndihet më shumë harmonia dhe prania e dashurisë. Mos harroni se pranvera ishte një lajmëtare tensionesh, në disa raste edhe ndarjesh. Prandaj horoskopi i ri është si një ilaç universal, sepse arrin të zgjidhë problemet e së kaluarës dhe të ofron diçka të bukur e të re. Falë gjetjes së dialogut, do t’ju kthehet dëshira për të folur. Një takim rastësor mund t’u falë ndjenja të veçanta atyre që janë ndarë prej kohësh ose që janë në pritje të një pasioni të ri. Për zemrat e vetmuara, kjo periudhë pritet të jetë mjaft intriguese dhe nga gjysma e muajit mund të ndodhë diçka interesante. Me praninë e kaq shumë yjeve nuk ka si t’ju mungojë sharmi. Në një atmosferë planetare kaq tërheqëse, duhen shmangur përplasjet. Mund të kërkoni zgjidhje edhe me një ish-partner, nëse keni pasur probleme në të kaluarën. Ndieni nevojën që të përjetoni një pasion të fortë, energjik. Është koha e rinovimeve dhe e ndryshimeve që mund të lidhen edhe me banesën tuaj. Gjithçka është në lëvizje dhe më e thjeshtë për t’u menaxhuar.
BRICJAPI:
Jo të gjithë mund të bëhen të pasur brenda ditës, por ata që kanë zhvilluar projekte të zgjuara gjatë muajve të kaluar, në shtator do të presin diçka më shumë. Studentët, sidomos ata që po përgatiten për provime të mbartura, do të kenë mundësi t’i kalojnë pa probleme të mëdha dhe të arrijnë rezultate nëse janë përgatitur. Madje, do të gjejnë shpejt edhe një vend pune. Të favorizuar janë edhe sportistët apo ata që kanë një profil krijues. Bricjapët po përpiqen të futen sërish në lojë gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një kompani, tani është periudha e mirë për të trazuar pak ujërat. Bëni zgjedhjet e duhura. Data 16 ofron mundësi të mëdha.
Kjo është një periudhë e veçantë në fushën e ndjenjave. Uroj të keni gjetur personin e duhur, edhe pse gushti ishte paksa i tensionuar për ju. Në tetor, gjërat do të shkojnë edhe më mirë, pasioni do të shtohet. Kush nga ju ka gjetur shpirtin binjak, është martuar dhe është bërë me fëmijë, nuk i ndal më askush. Ata që ishin betuar se s’do të binin më në dashuri, do të habiten nga ndjenjat që do të përjetojnë. Njohje të reja me njerëz tërheqës. Kush ka lidhje paralele, t’i qartësojë gjërat brenda shtatorit. Miqësi të reja që do të zgjatin një jetë. Edhe pse Marsi është kundër jush, pas një kalimi të gjatë që me siguri ka sjellë probleme fizike, mund të themi se muaji do të kalojë i qetë. Problemet e vogla shëndetësore do të kalohen falë këshillave të mjekut. Terapitë janë të favorizuara pas datës 15. Pika e dobët e të lindurve në këtë shenjë janë gjithnjë artikulacionet. Jeta sedentare s’i bën mirë askujt, por sidomos një Bricjapi.
UJORI:
Nëse keni punuar me kohë të pjesshme për një kohë të gjatë, nuk përjashtohet mundësia që në fund të vitit të merrni një lajm të mirë, sepse nga dhjetori hapet faza e rinovimit të kontratave. Megjithatë, nuk ju mungon dëshira për të ndryshuar e për të bërë diçka tjetër. Kush ka nisur një projekt para disa vitesh do ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Në çdo sektor profesional kërkohet revolucion i vërtetë. Duke i lënë hapësirë krijimtarisë personale dhe origjinalitetit mund të shkohet larg. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës dikush të ketë ndryshuar rol ose shoqëri. Të gjitha zgjedhjet e reja janë të lodhshme në fillim, por të lindurit në shenjën e Ujorit dinë të përshtaten mirë me çdo lloj ndryshimi. Çelësi i tyre i suksesit është origjinaliteti. Ata përpiqen të bëjnë ndryshime në çdo punë ose veprimtari. Krijimtaria është pika e tyre e fortë, po ashtu edhe dëshira për të mos ndjekur turmën. Edhe në këtë pjesë të dytë të vitit do të ishte e udhës që të nisnit diçka të re ose të hartonit strategjitë fituese që priten vitin tjetër. Hyrja në lojë do të jetë më e lehtë! Provimet dhe provat do të kapërcehen më mirë në fund të muajit, ndërsa në tetor krijimtaria do të jetë e favorizuar.
Nëse gjatë muajit korrik dhe gusht keni kaluar çaste jo të mira, shtatori ju jep mundësinë e rikuperimit, e cila vazhdon edhe në tetor. Ndikimi i Marsit, së bashku me shkëlqimin e Uranit, do të jetë një burim që duhet shfrytëzuar, sepse mund të favorizojë takime të këndshme nga data 15-21. Mesi i muajit është më intrigues për ndjenjat. Atyre të cilëve u është mërzitur dikush do t’ia kenë treguar vendin gjatë dy muajve të fundit. Ata që kanë kaluar një ndarje mund të jenë ende në kërkim të dashurisë. Shtatori i favorizon takimet e këndshme. Projektet e punës në grup mund të ndërmerren vetëm nga çifte që shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Takimet e reja janë të rëndësishme. Ujorët që martohen ose ligjërojnë bashkimin e tyre në këtë periudhë, e bëjnë vetëm për të vendosur rregull në jetën e tyre, duke u paraprirë normave që do të diktojë Saturni në fund të vitit.
Mund të ndodhë një rikuperim, edhe pse do të duhet të lihen mënjanë marrëveshjet e panevojshme dhe qëndrimet stereotipike. Ujorët fitojnë për shkak të origjinalitetit. Krijimtaria i ndihmon që të kapërcejnë mjaft probleme, por jo ato të zakonshmet që lidhen me paratë apo shtëpinë. Kohët e fundit, ujorët kanë pasur shumë luhatje financiare. Megjithatë, nëse keni një pasuri, mund ta shisni dhe të investoni një pjesë të kursimeve për të nisur diçka të re. E gjitha kjo do t’ju sjellë mirëqenie dhe dëshirë për t’ia nisur nga e para, veçanërisht pas datës 22.
PESHQIT:
Duke nisur nga ky muaj, edhe Mërkuri s’është më kundër jush dhe ju ndihmon të keni sukses në fushën profesionale ose të keni ide më të qarta për karrierën tuaj. Bëni kujdes vetëm gjatë ditëve të para të muajit, deri më datë 5. Më pas, praktikisht personazhi kryesor në skenë jeni vetëm ju. Shpalosni të gjitha idetë dhe aftësitë tuaja. Kush nga ju do të fitojë një sfidë, Jupiteri do ta ndihmojë duke marrë vendimin e duhur. Po i afroheni një vjeshte që karakterizohet nga një forcë e madhe. Mos humbni asnjë çast, programojini gjërat sa më shpejt. Dëgjojeni ose pranojeni këshillën dhe ndihmën e një kolegu apo të shefit tuaj, i cili është shumë dashamirës. Do t’i vlerësojë më së miri aftësitë tuaja. Tani, më shumë se kurrë, duhet të dëgjoni zemrën. Duhet të keni kaluar pasiguritë që kishit gjatë pranverës dhe të jeni ende me partnerin tuaj.
Nëse një nga partnerët i ka kushtuar më shumë kohë punës, në vjeshtë duhet ta mbledhë shtëpia. Lidhjet që lindin në këtë periudhë nuk nisin për mrekulli, por me kalimin e kohës mund të shndërrohen në diçka serioze. Mos kërkoni dikë për t’u martuar, por jetoni emocionet dita-ditës. Kush nga ju është lënduar në të shkuarën, e ka të vështirë të hedhë hapat e parë, por periudha është shumë e favorshme dhe me emocione të vërteta. Vendime drastike për ata që kanë dy lidhje paralele. Yjet ju mbrojnë gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi periudha e problemeve fizike për ju duket shumë e largët. Viti nisi disi ngadalë, por tani gjithçka po shkon fjollë. Një kapitull i ri po nis për ju, gëzoni shëndet të plotë. Pika juaj e dobët janë këmbët. Ju këshillojmë vetëm të mos hani gjithçka ju del përpara, pasi keni shumë neps.