Horoskopi i muajit korrik: BINJAKËT dhe GAFORRJA Nga PAOLO FOX

BINJAKËT

Sërish muaj interesant, ndonëse keni disa probleme të vogla ligjore ose financiare që duhen sqaruar sa më parë. Më mirë të pranoni një propozim për punë, ndonëse nuk ju kënaq shumë. Nga data 22 fillon një fazë e rëndësishme edhe për ata që kanë mbetur në vend prej kohësh. Nëse ndërpritet një bashkëpunim, do të thotë që do të filloni një projekt të ri.

Është verë shumë e rëndësishme kjo për çiftet e shenjës së Binjakëve. Ata që bashkëjetojnë prej kohësh, mund të vendosin të martohen këtë verë. Ju këshillohet t’i diskutoni rreth datës 22 problemet familjare. Por fundi i korrikut do të ketë pak vështirësi. Java e fundit e korrikut do të karakterizohet nga tensionet.

Datat 26 dhe 28 mund të karakterizohen nga diskutimet e tepërta. Më mirë të mos i kundërviheni askujt në fund të korrikut. Lodhjen më së shumti e keni psikologjike, ndaj mundohuni të mos lodheni fizikisht.

GAFORRJA

Kontaktet e punës, telefonatat dhe komunikimet janë të rëndësishme, ndaj mos u nxitoni, sepse jo çdo gjë përmbushet sipas dëshirës suaj. Gjithsesi, nga data 12 do të lëvizë diçka. Më të favorizuarit janë sipërmarrësit, të cilët, falë një ideje fitimtare, mund të gjejnë sërish qetësinë. Edhe studentët janë shumë të favorizuar që t’i kalojnë provimet me sukses.

Lidhjet e krijuara në qershor do të forcohen në korrik dhe ata që janë të bindur për dashurinë e tyre mund të mendojnë konkretisht për bashkëjetesë ose për martesën. Të lindurit në shenjën e Gaforres s’duhet të heqin kurrë dorë nga dashuria për shkak të frikës se mund të gabojnë apo të vuajnë.

Duhet të shfrytëzoni ndikimin pozitiv të Hënës në datat 19 dhe 26. Humori do të vazhdojë të jetë i luhatur për shkak të çështjeve profesionale, por duhet thënë që kjo ju bën njëkohësisht edhe më tërheqës.

Author: Portali