Horoskopi i muajit korrik: LUANI dhe VIRGJËRESHA Nga PAOLO FOX

LUANI

Me gjasa do të ndërmerrni një projekt të ri, por pakënaqësia vazhdon, ngaqë të ardhurat shterojnë menjëherë. Gjithsesi, s’do t’ju mungojë fantazia. Muaj interesant për takime dhe ide. Ndikimi i Hënës më datë 12 do t’ju ndihmojë me intuitën. Mund të riktheheni në një kompani nga e cila jeni shkëputur, ose në një projekt që e keni braktisur. Kanë avantazh ata që kërkojnë një punë të re ose që kanë filluar prej muajsh një aktivitet të ri.

Nuk duhet ta lini mënjanë dashurinë, sepse falë këtij horoskopi shumë intrigues, edhe pse s’doni, mund të keni një njohje shumë interesante. Mund të gjeni një zgjidhje për marrëdhëniet që prej kohësh shoqërohen nga keqkuptimet. Hiqni dorë nga hakmarrjet e kota dhe mendoni ç’mund të bëni gjatë muajve në vazhdim. Mos u përqendroni te mendimet negative, por te mundësitë që ju ofron kjo periudhë.

Për shkak të ndikimit të Uranit, do të keni ditë që do të jeni më emotivë, por edhe më të shpërqendruar. Java nga data 12-18 mund të karakterizohet nga lodhja dhe shqetësimet fizike. Mundohuni ta shkarkoni peshën e tepërt.

VIRGJËRESHA

Në aspektin profesional, korriku karakterizohet nga qetësia. Ata që duan të ngrenë një aktivitet kanë nevojë për ortakë besnikë dhe për një financim. Nëse duhet të kërkoni një hua ose një kredi, bëjini llogaritë mirë. Nga data 22, Venusi do të ndikojë shumë në shenjën tuaj, ndaj mund të provoni diçka të re, që të ndiheni më mirë. Ndoshta duhet të provoni projekte të reja, ose të rinovoni një kontratë, për më shumë të ardhura.

Korriku dhe gushti janë muajt e përkryer për ata që duan të martohen. Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj në datën 22 shton dëshirën për dashuri. Takimet e reja janë interesante dhe 10 ditët e fundit të korrikut mund të jenë shumë të rëndësishme. Kjo periudhë është e rëndësishme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë.

Meqë këtë muaj shtohet energjia, duhet edhe të qetësoheni pak. Marsi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj më datë 29. Do të takoheni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. E ardhmja duket më e qetë. Kjo gj ë ju ndihmon të jeni të qetë psikologjikisht.

Author: Portali