UJORI: Ja ku erdhi maji dhe dëshira juaj më e madhe tani është mësoni dhe të ndani dije. Do të ndieni nevojën për t’u regjistruar në një kurs që ju intereson, edhe pse ndoshta s’ju ndihmon në trajektoren e karrierës. Po ndiqni kureshtjen dhe intuitën e ku ka më bukur se kaq? Jeni duke lexuar shumë, merrni pjesë në çdo takim të mundshëm. Më datë 5 do të merrni lajme të papritura që lidhen me partnerët ose familjarët. Mund të nisni një bashkëjetesë ose familja do t’ju tregojë një sekret që jua ka mbajtur të fshehtë. Mërkuri në prapavijë do të ndikojë te të gjitha shenjat e zodiakut. Vëmendja juaj do të kthehet te fëmija brenda jush. Do t’i kushtoni më shumë kohë pasioneve apo sporteve të fëmijërisë që ju mbushin shpirtin. Mërkuri në prapavijë nënkupton edhe takime me ish-partnerë, probleme në komunikim dhe mungesë vetëbesimi. Mos u habisni nëse merrni lajme nga njerëz që i kishit harruar. Eklipsi hënor i datës 15 sjell ndryshime në karrierë. Vendi ku punoni ndoshta është më i dëmshëm nga sa mendoni. Gjeni një ambient më të shëndetshëm në të mirë të interesave tuaja. Dielli më 20 maj sjell ndjenja dhe ndjesi të reja. Optimizmi do t’ju shtyjë të ndiqni zemrën. Programojini më mirë punët të tuaja që të keni kohë për të gjithë, se dikë po lini pas dore. Hëna e Re e 30 majit sjell një fillim të ri në sektorin e ndjenjave dhe atë të krijimit. Argëtohuni pak më shumë!
PESHQIT: Mirë se erdhët në maj dhe në këtë fillim muaji, paratë do të jenë fokusi juaj. Nëse kërkesat tuaja për rritje page apo në detyrë s’janë aprovuar, ky është momenti t’i kërkoni sërish. Edhe shtëpia ka nevojë për mobilie të reja. Mos kini frikë të llastoni veten. Lajme të papritura vijnë më datë 5, të cilat lidhen me familjarët tuaj. Këto lajme do të shënojnë një ndryshim shumë të madh, se tani dini si të bëni përpara. Nëse po rinovoni shtëpinë, Mërkuri në prapavijë më datë 10 do të sjellë vonesa. Kjo periudhë do t’ju nervozojë pasi ndiheni të lodhur. Financat tuaja do të ndryshojë shumë me ardhjen e Jupiterit. Ky është momenti që të investoni më shumë te vetja. Shëndeti mendor është i rëndësishëm, ndaj shpenzoni për veten, se punoni shumë. Eklipsi hënor do t’i trazojë disi gjërat më datë 15. Mënyra se si i mendoni gjërat duhet të ndryshojë, se jeni statikë. Pas datës 20, do të keni mundësinë të kaloni pak më shumë kohë në familje. Intimiteti do t’ju mbushë shpirtin. Mos kini frikë edhe të rrini vetëm. Kujdes me buxhetin, pasi faturat e pagesave po mblidhen. Gjuha juaj e dashurisë janë pikërisht vlerësimet verbale. Mos kini frikë të ndani fjalë zemre. Hëna e Re do të sjellë shpërngulje, bashkëjetesa, familje të reja, ndaj bëni planet tuaja.