Horoskopi i muajit qershor: PESHORJA dhe AKREPI

Nga PAOLO FOX

 

PESHORJA: Planeti juaj sundues, Venusi, është në një pozicion shumë të mirë gjatë pjesës më të madhe të muajit, ndaj dhe aftësitë tuaja do të amplifikohen. Do të jeni shenja më sharmante e muajit dhe pikërisht gjithë kjo energji, do të japë rezultatet e veta nga data 12-20 qershor. Takimet apo njohjet në këtë periudhë do t’ju ndryshojnë jetën. Njerëzit që do të bëhen pjesë e jetës suaj këtë muaj, kanë një mision të caktuar, ndaj jini sa më të hapur. Në datën 21, Dielli do të ndriçojë fushën e karrierës suaj, duke ju dhënë mundësinë të bëni përpara. Mbillni që tani që përfitimet t’i korrni në fundvit. Marsi vazhdon të ndikojë duke ju penguar dhe gjithë kjo periudhë është karakterizuar nga pasiguritë në ambientin e punës. Mos u shqetësoni, ky ndikim i planetit të kuq do të marrë fund shumë shpejt. Kontrolloni shëndetin, bën vizitat e duhura rutinë, pasi zakonisht e lini veten pas dore. Bëni durim dhe gjithçka do të kthehet si më parë ose më mirë. Datat e favorizuara janë 17 dhe 18.

 

AKREPI: Nëse muaji maj ka sjellë ndryshime në marrëdhëniet tuaja, yjet në qershor do t’ju ndihmojnë t’i qartësoni gjërat. Venusi që ka kaluar në fushën e ndjenjave, do të shtojë nevojën për të qëndruar sa më në intimitet me partnerët, madje mund edhe të bashkëpunoni për një projekt të përbashkët. Pas datës 14 qershor, do të mësoni se si të vlerësoni më shumë veten. Jeni një nga shenjat që nëse doni diçka, e arrini me doemos, pa shkelur asnjë me këmbë, por me mundin tuaj. Kur Dielli të kalojë në Gaforre, do të jeni më mendjehapur ndaj mundësive që do t’ju paraqiten. Me ardhjen e hënës së re më datë 28 do ta keni të lehtë të planifikoni një udhëtim të bukur apo të regjistroheni në ndonjë kurs. Vështirësitë më të mëdha këtë muaj do t’i keni në sektorin e financave. Kujdesuni më shumë për mirëqenien tuaj psikofizike. Nuk përjashtohet mundësia që një rënie energjish do t’ju nervozojë shumë. Gjatë fundit të muajit do të merrni një lajm që do të çekuilibrojë pakëz raportin me partnerët. Nuk është periudha e duhur për të ndryshuar shtëpi. Edhe Urani s’jua bën më të lehtë problemin me të ardhurat. Javë të vështira ju presin nëse doni të investoni apo të lidhni kontrata të reja. Dita më me fat do të jetë e shtuna e datës 11.

Author: portali