Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2023 Ujori dhe Peshqit”

Ky muaj do të të tregojë se sa ndryshe është jeta, kur tre planete kryesorë bashkëpunojnë për të të çuar në një tjetër nivel! Plutoni do të hyjë në Ujor dhe kjo do të të sjellë një surprizë të madhe në shenjën tënde dhe mos u habit nëse e gjen veten pak më konkurrues se më parë, duke planifikuar strategji dhe duke ndjerë më shumë se kurrë nevojën për privatësi dhe biseda të thella. Gjithnjë e më shumë, bisedat pa kokë e pa bisht po të mërzisin dhe me të drejtë, ti i quan humbje kohe.

Këtë muaj do të jesh shumë më i përqendruar në realizimin e qëllimeve të tua dhe të tjerët do të mahniten nga vendosmëria jote për të pasur sukses. Do të jesh më mendjemprehtë në menaxhimin e parave, si dhe do të mësosh më shumë rreth artit të komunikimit.

Saturni të detyron të nxjerrësh në pah pikat e forta, por në të njëjtën kohë, të kuptosh që në shumë raste, mund të tregohesh edhe person i dobët dhe kjo është mëse normale. Një sërë testesh të vështira, të cilat do të të ndihmojnë të rritesh dhe të shkathtësohesh do të paraqiten në rrugën tënde, por duke e njohur shpirtin tënd luftarak, do ia dalësh me sukses!

Për disa arsye, të cilat ti i di më mirë se ne, gjendja jote shëndetësore ka nevojë të përmirësohet. Ke pasur një periudhë sfiduese, veçanërisht në aspektin mendor, por optimizmi yt do të kthehet dhe shumë shpejt, do të rivlerësosh gjërat që kanë shumë domethënie për ty.

Gjatë marsit, do të sakrifikosh diçka, në mënyrë që në një periudhë më të largët, të shpërblehesh shumë më tepër. Do të gjesh mënyra të reja dhe kreative për të ndërtuar të ardhmen, duke kursyer, apo duke planifikuar. Megjithëse Saturni do të ta bëjë pak të vështirë rritjen e të ardhurave, ti tregoji se gjithçka është e mundur kur je Ujor.

Në sektorin e karrierës, mund të jesh duke punuar për një projekt kreativ, i cili do të prezantohet së shpejti. Kjo është koha perfekte për të shkruar/redaktuar një vepër letrare, apo një skenar gjenial! Pavarësisht se çfarë je duke bërë, do të shkëlqesh në këtë projekt. Kështu që, nis me negociatat për një kontratë dhe marrëveshje të rëndësishme, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët.

Gjithashtu, ka shumë mundësi që këtë muaj të udhëtosh. Shansi i parë që do të të jepet, të bën ta ndërmarrësh si hap dhe të shkosh në një aventurë të re.

Kalojmë te dashuria? Shkurti, ndonëse është muaji i dashurisë, të solli disa debate të nxehta në lidhjen tënde. Ti i vendose gjërat në peshore dhe e more vendimin tënd. Nëse zgjodhe të vijoje lidhjen, përkushtohu dhe harroje të shkuarën dhe hatërmbetjet. Nëse i dhe fund marrëdhënies, dil, njih njerëz të tjerë dhe ringjall dashurinë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2023: Ujori dhe Peshqit

Diçka e madhe është gati të shfaqet në rrugën tënde dhe ti do të jesh mëse gati për të! Hëna e re do të ndikojë për shumë gjatë tek ti dhe është momenti ideal për të përfituar para dhe për të menduar mënyra se si do të rrisin të ardhurat e tua.

Këtë muaj, je epiqendra e fatit, pasi pushime, një rritje page, apo edhe një ndihmë e madhe nga një person me përvojë të presin. E rëndësishme është të kesh durim dhe të përgatitesh për ndryshimet që do të ndodhin në jetën tënde. Mund të ngrihesh në detyrë, të marrësh një projekt të ri, apo edhe të përballesh me disa kritika të vlefshme. I gjithë muaji i referohet ndryshimit.

Marsi të ndihmon në sektorin e familjes dhe shtëpisë, duke të siguruar më shumë kohë me familjen, si dhe të mbështet në një kontratë shitjeje ose blerje të pronave të paluajtshme, ndërkohë që në 25 mars, një tjetër mrekulli të pret në aspektin e dashurisë.

Marsi kalon në shtëpinë e 5-të, atë të dashurisë dhe ti do të jesh më pranë njerëzve të dashur, personit të zemrës, fëmijëve dhe pushimeve. Në të njëjtën kohë, do të punosh edhe më një projekt të bukur dhe kreativ.

Saturni po ashtu të bën më të pjekur dhe me më shumë vetëbesim, duke të nxitur që të jesh krenar për arritjet e tua. Ti ke punuar shumë për të pasur sukses, ndaj ndalo pak dhe vlerësoje veten dhe vullnetin tënd. Një anë e re, më e pjekur e jotja do të shfaqet këtë muaj dhe ti do të mësosh disa të vërteta rreth vetes dhe atyre që të rrethojnë. Shumë shpejt, një version i ri, më i përmirësuar i yti do të të mahnisë ty dhe të tjerët.

Do të mendosh gjatë për të ardhmen dhe do të vendosësh një themel të ri dhe të fortë për jetën tënde. Energjitë dhe përkushtimi që i ke dedikuar familjes dhe shtëpisë do të të shpërblehet, duke marrë më shumë momente të bukura, kënaqësi dhe çaste kur do të ndihesh shumë krenar.

E, për dashurinë, veçanërisht për Peshqit beqarë, lajme të mira vijnë pas 25 marsit, kur do të çliroheni plotësisht dhe do të njiheni me njerëz romantikë, interesantë, argëtues dhe shumë të lezetshëm. Ky është muaji perfekt, ndaj lidhuni me njerëzit dhe kapni momentin!

Gjatë këtij muaji, të paralajmërojmë që të shohësh me kujdes kontratat që ke nënshkruar. Bëj sa më shumë pyetje dhe shih me vëmendje klauzolat, pasi Neptuni mistrec mund të të bëjë ndonjë lojë të pakëndshme.

Author: portali