Horoskopi javor 28 Dhjetor-3 Janar i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e javes

Dashi

Kjo javë mund t’ju habisë me ndryshimet që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve një ngjarje do të ndryshojë marrëdhënien tuaj ,planet ose mënyrën e jetesës. Do të merrni një sugjerim ose ftesë të cilën duhet ta diskutoni me anëtarët e familjes para se të jepni një përgjigje. Zhvillimi do të ndikojë pozitivisht në çështjet tuaja financiare që lidhen kryesisht me marrjen e parave në një të ardhme të afërt. Do të keni një bisedë me një person i cili do t’ju japë informacione interesante rreth disa ngjarjeve me rëndësi të madhe. Këtë javë do të përjetoni një kthim emocional në të kaluarën duke takuar një ish-koleg, shok klase, fqinj apo dikë tjetër. Gratë e shenjës së dashit do të gëzohen për lajmet që do të marrin nga një vend tjetër.

Demi

Këtë javë do të bëni lëvizje në arredimin e shtëpisë dhe kjo do të bëhet shkak që të hidhni disa sende të vjetra dhe të përdorura. Java do të kërkojë vëmendje pasi mund të harroni apo humbisni dokumenta apo sende që i mbani me vete. Do të arrini të zgjidhni një vështirësi financiare, e rëndësishme për të ardhmen tuaj. Shumë nga personat e kësaj shenje do të mund të udhëtojnë këtë javë për arsye të ndryshme. Gratë dem do të marrin në konsideratë ose do të diskutojnë ndryshimet financiare që lidhen me shitjen ose blerjen e një prone. Ndërsa burrat do të jenë më optimistë, të paktën në fillim të javës.

Binjakët

Do t?iu duhet t?u kushtoni vëmendje angazhimeve të mëparshme financiare që kërkojnë pagesa periodike. Kjo do të jetë një javë e mirë për blerje ose shitje pronash. Do të gëzoni përvoja interesante me miqtë ose do të krijoni miqësi të reja. Këtë javë, njerëzit që kanë probleme financiare do t?ju kërkojnë ju për ndonjë këshillë. Gjatë javës do të keni mundësinë për të realizuar planet tuaja. Mundohuni të shmangni konfliktet apo veprimet e nxituara. Për shembull, për shkak të vështirësive dhe mungesës së besimit në zhvillimin e disa ngjarjeve, burrat binjakë mund të humbasin shanset dhe mundësitë e rëndësishme.

Gaforrja

Këtë javë do të keni një angazhim delikat lidhur me shëndetin e dikujt, prandaj mos i detyroni të tjerët të veprojnë më shpejt ose të përmbushin menjëherë dëshirat tuaja. Gjatë javës një person nga rrethi i të afërmve ose shokëve do t’ju habisë. Mund të jetë e lidhur me zbulimin e veprimeve të fshehta të njerëzve të tjerë, dhe ky informacion do të jetë një ndihmë e madhe për ju. Këtë javë, do të ketë mosmarrëveshje apo momente të tjera tensioni në familje ku mund të shkëmbeni fjalë fyese ose akuza për të cilat mund të pendoheni më vonë. Shmangia e këtyre situatave varet nga aftësia juaj për të kontrolluar emocionet. Gratë e kësaj shenje do të kenë momente favorizuese për udhëtime. Për disa prej jush, java do të jetë stresuese për shkak të përgjegjësive më të mëdha.

Luani

Gjatë kësaj jave, do të konsideroni shumë seriozisht një ndryshim kardinal në jetën tuaj lidhur me një familje të re, një shtëpi të re, një punë të re ose një ndryshim tjetër drastik në mënyrën tuaj të jetesës.

Disa prej jush do të angazhohen në kujdesin për një pronë të trashëguar apo të një personi që jeton larg. Gjatë javës mund të ndodhë një problem i papritur në shtëpi por që do të mund të zgjidhet brenda pak ditësh. Nëse keni pritshmëri të mëdha për anën financiare, dijeni se nuk do të keni surpriza të mëdha. Mund të keni tensione në familje lidhur me një fëmijë që bën hapa të gabuar në jetën e tij dhe për shkak të kokëfortësisë, nuk do ta dëgjojë këshillën tuaj. Java do të jetë e favorshme për të udhëtuar larg.

Virgjeresha

Dikush mund t?ju vizitojë këtë javë dhe të qëndrojë në shtëpinë tuaj për disa ditë. Në dashuri mund të përjetoni një situatë të pakëndshme, lidhur me ndarjen ose zbulimin e të vërtetave të hidhura në lidhje me jetën e dyfishtë të partnerit. Kjo javë sjell ngjarje të papritura ose ndryshime në punën e një personi të familjes që do të jetë shkak për biseda emocionale dhe të gjata. Mund të ketë një ofertë të papritur pune. Nëse këtë javë mbështeteni në ndihmën që ju ka ofruar një grua, mund të zhgënjeheni nga pasiviteti i saj. Shumë shpejt do të merreni me një problem shëndeti apo me një situatë stresuese. Ngjarjet këtë javë për ju do të kenë një kthesë të papritur.

Peshorja

Mund ta filloni javën me disa shpresa idealiste apo me shqetësime për të ardhmen. Gjatë këtyre 7 ditëve do të jeni një nga shenjat më me fat të zoodiakut. Gjatë javës, mos ndërhyni në marrëdhënie të pakëndshme ose në konflikte ndërmjet grave sepse do të humbni një miqësi ose do ta ngarkoni veten mendërisht me probleme që nuk kanë lidhje me ju. Nëse dikush provokon durimin tuaj me një sjellje të pahijshme, injorojeni. Sa i përket planit tuaj financiar, java do të kërkojë shumë veprime të kujdesshme nga ana juaj. Do të ketë tensione pikërisht për shkak të mungesës së parave dhe paparashikueshmërisë së kostove që do të bëni gjatë këtyre shtatë ditëve. Lajmet në lidhje me një problem serioz shëndetësor të një personi që njihni do t’ju habisin, sepse për ju ky person kishte një mënyrë jetese shumë të shëndetshme. Shmangni ftesat nga njerëz të panjohur, që nuk njihni mirë. Java do të jetë e favorshme për udhëtime, veçanërisht nëse ka lidhje me të afërmit tuaj. Do të ketë edhe takime romantike.

Akrepi

Këtë javë do të keni mundësinë të rifilloni një punë ose biznes që ishte anulluar për arsye të ndryshme. Nëse një ndryshim po ndodh në ambientin tuaj të punës, tregohuni të durueshëm. Ngjarjet e papritura këtë javë do t’ju detyrojnë të merrni vendime të shpejta. Madje mund të mos keni kohë të përjetoni situata të ndryshme emocionale pikërisht për shkak të dinamikës së zhvillimit të tyre. Gjatë javës në familjen do të prisni lajme, vizita apo zhvillime të ngjarjeve të rëndësishme në jetën e një pjesëtari. Mund të keni edhe një distancim nga shoqëria me dikë për shkak të ngjarjeve dinamike në jetën e tij. Gjatë javës, duhet të jeni të kujdesshëm kur punoni me dokumente, me një kontratë financiare ose formalitete të tjera të cilat mund të shkaktojnë vështirësi. Burrat akrep do të marrin vendime të rëndësishme.

Shigjetari

Do të prireni të dëgjoni këshillat apo komentet e të huajve, madje edhe të atyre që mendoni se janë armiqtë tuaj. E rëndësishme është që të analizoni informacionin dhe ta gjeni vetë të vërtetën. Kjo javë sjell lajme të pakëndshme që lidhet me një vajzë apo një grua të re. Keni shumë angazhime në familje saqë do ta ndjeni nevojën që të keni më shumë liri për aktivitete dhe për miqtë. Kjo mund t?ju shqetësojë dhe t?ju prishë humorin. Marrëdhëniet personale do të funksionojnë shumë mirë gjatë kësaj jave. Kujdesuni që të ruani një ekuilibër në lidhje. Do të jeni të motivuar për të organizuar mirë gjithçka.

Bricjapi

Gjatë javës do t?ju duhet të ?luftoni? me përpjekjet për t?ju manipuluar dhe gënjyer. Kjo ngjarje do t?ju habisë dhe do të jetë e vështirë për të vepruar, por jo e pamundur. Gjatë kësaj jave do të vendosni papritmas të gëzoni dikë duke i blerë një dhuratë. Një javë e mirë për një angazhim apo martesë. Gjithashtu do të jetë moment pozitiv për çështjet financiare, investimet familjare, blerjen ose shitjen e pronës familjare etj… Nëse në dashuri kanë ndodhur keqkuptime apo situata të sikletshme, veprimet tuaja mund të komplikojnë edhe më shumë. Do të jetë mirë ta dini se çfarë kërkoni dhe çfarë prisni në lidhje me marrëdhënien që keni aktualisht sepse mund të shkaktoni probleme me padurimin tuaj.

Ujori

Gjatë kësaj jave do të keni mundësi të ndryshme për të provuar veten dhe mbi të gjitha aftësitë tuaja. Së shpejti do t’ju jepet mundësia për ta bërë këtë. Do të bëni një ndryshim edhe në lidhje me jetën sentimentale. Java do ta favorizojë këtë. Do të vlerësoni një ide apo sugjerim nga një mik për një lloj investimi apo si t?i përdorni kursimet. Shumë prej jush do të kenë angazhime ndaj familjes që lidhen me një festë personale. Java do të jetë e mirë për udhëtime apo zbavitje, por kini kujdes me njerëzit me të cilët udhëtoni. Kujdes nga personat që merren me thashetheme.

Në përgjithësi, planet dhe angazhimet që do të filloni këtë javë do të zgjasin më shumë se koha e planifikuar (që ka gjasa të vazhdojë në javët e ardhshme), por do t’ju sjellë sukses. Problemet ose kontradiktat në shtëpinë tuaj do të jenë për gjëra të vogla, dhe zhvillimi i tyre do të varet tërësisht nga vetëkontrolli i emocioneve.

Peshqit

Prirjet që keni për këtë javë, janë optimiste, por në ditët e para do të kuptoni se sa pak gjëra mund të kontrolloni. Java sugjeron një punë të re, një pozicion të ri ose një mundësi për të ardhura të reja shtesë përmes punës me kohë të pjesshme. Kjo do të jetë një javë e mirë për zgjidhjen e dokumenteve që lidhen me pronën që zotëroni. Do të keni më shumë takime, kontakte ose mbledhje me anëtarët e familjes, miqtë ose kolegët. Gjatë këtyre shtatë ditëve do t?i bashkoheni gëzimit të një shoku, i cili do të arrijë sukses.Do të përjetoni një ngjarje të pakëndshme që përfshin një burrë që ju e njihni. Shmangni konfliktet me çdo kusht, pasi probabiliteti për të qenë në anën e humbjes është shumë e madhe dhe kjo do të krijojë një problem shëndetësor për shkak të akumulimit të të gjitha këtyre emocioneve negative.

Author: admin