Horoskopi javor i Paolo Fox nga 20 deri në 26 shkurt 2023

Të nderuar lexues, ky është horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për periudhën nga 20 deri më 26 shkurt 2023.

Pra, le të shohim se çfarë na pret në sajë të parashikimeve shenjë pas shenje të publikuara në të përjavshmen DiPiù TV.




Horoskopi javor i Dashit

Pesë yje për Dashin. Afërdita do të jetë me ju nga e hëna, ndaj takimet janë të favorizuara, por do t’ju duhet të rivlerësoni edhe një situatë të rëndësishme. Njohje të reja po vijnë dhe ato janë intriguese dhe ju tani dëshironi ta lini vërtet veten të hidheni pas pasionit.

Në punë, përpiquni të përfitoni nga tranziti i Jupiterit sepse ndryshimet janë afër. Thjesht duhet të rrezikosh pak më shumë!

Horoskopi javor i Demit

Pesë yje për Demin. Në dashuri duhet të sqaroni disa gjëra, tani shihni se nuk keni ndërmend të humbni më kohë me njerëz që nuk ju kushtojnë vëmendje.

Jeni pak nervozë dhe shumë të fokusuar në punë, por duhet të jeni të kujdesshëm sepse historitë janë të rëndësishme dhe duhen mbrojtur. Në punë nuk ju mungon energjia, por nuk duhet të humbisni fokusin nga synimet tuaja!




Horoskopi javor i Binjakëve

Katër yje për shenjën e Binjakëve. Mundohuni të mos mendoni për provokime, në dashuri duhet të ecni përpara dhe t’i lini gjërat të rrëshkasin qoftë dhe duke mbyllur një sy sepse nuk ia vlen ti shkoni majë më majë. Mund të ketë edhe reagime pozitive që përmbushin me këtë strategji, pikërisht atë që doni ju.

Në punë situata është e mirë, mund të filloni të bëni plane, por përpiquni të ndiqni instinktet tuaja dhe të mbështeteni në potencialin që keni!

Horoskopi javor i Gaforres

Tre yje për Gaforren. Historitë që kanë lindur tani, ato pa angazhime, megjithatë janë të rëndësishme. Mundohuni të jeni të kujdesshëm në dashuri, ndonjëherë jeni nervozë dhe mbivlerësoni gjithçka ca si me tepri.

Në punë duhet të jeni të kënaqur, por diçka do të ndryshojë në maj. Tani nuk ka siguri, ndaj duhet të jeni pak të duruar. Por do t’ia vlejë, ndoshta!

Horoskopi javor i Luanit

Pesë yje për Luanin. Epo historitë e dashurisë që kanë lindur tani, më në fund ju sjellin kënaqësi dhe pasion. Mundohuni të vazhdoni kështu: me guxim dhe vendosmëri.

Në punë, lajme do të vijnë, veçanërisht nëse keni një mosmarrëveshje të vazhdueshme. Mundohuni ti paraprini gjërave, tani mund të mbështeteni te Jupiteri!

Horoskopi javor i Virgjëreshës

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri ka një problem të vogël, nuk dini si të lëvizni dhe çfarë të zgjidhni. Ndoshta ju jeni fokusuar shumë në punë, kështu që është më mirë të ndaleni dhe të mendoni fort.

Në punë jeni shumë të lodhur dhe deri në qershor do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Kështu që përpiquni të rregulloni dhe planifikoni gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme!




Horoskopi javor i Peshores

Katër yje për Peshoren. Romancat e reja do ta kenë paksa të vështirë raportin për shkak të xhelozisë. Jeni pak nervoz dhe të shqetësuar, ndoshta pas një zhgënjimi që keni pasur, tani ngurroni dhe keni frikë të ktheheni në lojë.

Në punë, përpiquni të mendoni për të ardhmen me optimizëm, pavarësisht se Jupiteri është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj.

Horoskopi javor i Akrepit

Katër yje edhe për Akrepin. Historitë e lindura së fundmi vazhdojnë, por ju nuk jeni shumë pasionantë madje duket sikur po i bini lapsit. Kujdes nga marrëdhëniet e ndërlikuara me të lindurit e shenjës së Demit të Ujorit: mund të nervozoheni!

Në punë ka pasur disa keqkuptime, tani duhet të flisni me dikë dhe të fashitni gjithçka!

Horoskopi javor i Shigjetarit

Pesë yje për Shigjetarin. Sa i përket dashurisë, Venusi është në favor dhe ju mund të kënaqeni me emocione të mëdha. Surprizat janë afër.

Në punë jeni në një fazë rikuperimi dhe diçka e mirë do të ndodhë në mes të vitit. Nuk mund të mposhteni. Dhe nuk keni pse. E pra, shijojeni këtë moment!




Horoskopi javor i Bricjapit

Tre yje për shenjën e Bricjapit. Për ndjenjat, faza është paksa kritike, po mendoni për diçka tjetër dhe ndoshta jeni përballur me një zhgënjim apo një ndarje. Mundohuni të jeni të duruar me të lindurit në shenjën e Gaforres ose Dashit.

Në punë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi, dikush nuk po bashkëpunon. Në këtë pikë, ju mbetet që të kuptoni se si ta bëni atë për vete dhe sigurisht që duhet të vlerësoni sr cila është strategjia e duhur. Fituesi duhet të jeni ju!

Horoskopi javor i Ujorit

Katër yje për Ujorin. Afërdita do të jetë në anën tuaj nga e hëna, ndaj lëreni veten të përjetoni emocione të mëdha në spektrin e dashurisë.

Në punë, mundësitë janë të shumta: dëshironi të bëni diçka ndryshe. Dhe duket se kjo do të vijë!




Horoskopi javor i Peshqve

Katër yje për Peshqit. Afërdita është gati të largohet nga shenja juaj, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me njerëz që janë shumë të ndryshëm nga ju e për më tepërt, larg përputhjes me mendimet tuaja.

Në punë nuk mungojnë mundësitë e mira, qielli premton për mirë, pa përmendur dhe që në mars Saturni do jetë me ju. Një planet që do të sjellë shumë guxim dhe vendosmëri. E cila sigurisht nuk dëmton!

Author: admin