Horoskopi javor nga Paolo Fox

DASHI: Një javë mjaft e këndshme po nis për ju. Për sa i përket dashurisë dhe punës, situata do të jetë paksa e paqëndrueshme, me ditë të mira dhe më pak të mira. Do të bëni projekte në çift. E hëna, e marta dhe e mërkura, sipas të gjitha gjasave, do të jenë ditë intensive në aspektin e ndjenjave për të lindurit nën shenjën e Dashit, të cilët do të hedhin themele të forta për të ardhmen e afërt. Venusi do ta mbështesë shenjën tuaj, sidomos gjatë fundjavës. Vendi i dytë për Dashin këtë javë.

 

DEMI: Për ju e gjithë java do jetë shumë pozitive në të gjitha aspektet. Në veçanti, do të përjetoni katër ditë pozitive si në dashuri, në punë dhe do të jeni mirë me shëndet. Mos humbisni kot asnjë minutë. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Pas problemeve të periudhës së fundit, të lidhura kryesisht me sektorin profesional, Demi mund të ketë mundësinë të kthejë situatën në favor të vet. Në ndihmë do t’ju vijë dhe Hëna e plotë më datë 19 nëntor, e cila, duke gjetur mbështetje në treshen Pluton-Uran-Venus, ndoshta do t’ju tregojë një rrugë të re që do t’ju ndihmojë në sektorin e punës. Demi këtë javë do të mbajë vendin e parë.

 

BINJAKËT: Nuk do jetë një javë fort e mbarë për ju, por as shumë e keqe. E enjtja do të jetë dita e duhur për të bërë sa më shumë gjëra, por fundjava e ardhshme do të shkojë mirë, sidomos për sa ka të bëjë me punën dhe dashurinë. Me sa duket, objektivat për Binjakët kanë ndryshuar. Ata do të marrin rolin e kameleonëve gjatë këtyre ditëve të nëntorit, duke i përshtatur qëllimet e tyre me rrethanat e momentit. Megjithatë, ndryshe nga e zakonshmja, ata do të tentojnë të mbajnë për vete lëvizjet e radhës që kanë në mendje të bëjnë, në mënyrë që asgjë të mos bjerë në vesh të konkurrencës. Vendi i 7-të për ju.

 

GAFORRJA: Do të jetë një javë me fat për ju dhe në veçanti, dita e hënë dhe e enjte do të jenë më të mirat. Megjithatë, gjatë javës përpiquni të bëni vetëm atë që është e nevojshme dhe të mos e teproni. Një histori që mendonit se i përkiste së shkuarës do të dalë sërish në pah. Ditën e hënë dhe të martë dikush do të kërkojë një ballafaqim me ju. Do të keni divergjenca mendimesh, por mundohuni të ruani qetësinë dhe t’i parashtroni mirë arsyet tuaja. Mos e humbni toruan edhe nëse do të merrni ndonjë goditje të ulët nga bashkëbiseduesi. Gaforrja do të jetë në vend të dhjetë.

 

LUANI: Kjo do të jetë një javë jo dhe aq interesante dhe gjithashtu mjaft e ngarkuar. Ditët e mesit të javës do të jenë më të sikletshmet, por edhe më domethënëset për sa i përket sektorit të punës. Shfrytëzojini sa më shumë njohjet që keni për të përfituar një ngritje në detyrë. Një lidhje gjatë verës duket se ju ka lënduar keqazi. Edhe pse nuk ndiheni mirë kur mendoni për gjëra të tilla, duhet ta bëni që të shpëtoni njëherë e mirë nga e shkuara. Gjithçka do të shkojë më së miri dhe së shpejti do t’ju kthehet qetësia. Luani do të mbajë vendin e tretë.

 

VIRGJËRESHA: Do të përjetoni një javë vërtet fantastike, veçanërisht për sa i përket dashurisë, që do të jeni të favorizuar falë hyrjes së Hënës në shenjë. Me shumë fat do të jenë sidomos tri ditët e para. Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për fizikun tuaj. Ata që kanë shtuar disa kilogramë më tepër, duhet të fillojnë një dietë. Disa do të jenë më të orientuar drejt qendrave estetike. Në fundjavë do të përjetoni momente tensioni, por që do të jenë kalimtare. Vendi i gjashtë për Virgjëreshën.

 

PESHORJA: Kjo premton të jetë një javë e mirë për ju, veçanërisht në pjesën qendrore dhe në fundjavë. Megjithatë, bëni kujdes në punë dhe mos e humbni kurrë vigjilencën. Në dashuri bëni kujdes të mos e neglizhoni partnerin. Me Hënën kundër gjatë tri ditëve të para dhe kontrastet pasuese Hënë-Saturn të 18 dhe 19 nëntorit mund të minojnë gjendjen shpirtërore të Peshores. Megjithatë, për fat të mirë, entuziazmi do t’ju rikthehet sërish në fundjavë. Shfrytëzojini ato ditë për t’u kënaqur me familjen. Peshorja mban vendin e tetë.

 

AKREPI: Pa dyshim që ju presin ditë pozitive pothuajse në të gjitha sferat. Hëna e Plotë në shenjë do të jetë protagonistja e kësaj jave për shenjën e dytë të ujit. Me siguri që do të eliminoni nga jeta juaj gjithçka që bie ndesh me interesat tuaja. Do të përpiqeni të çliroheni nga prania e atyre njerëzve që nuk i konsideroni më miq dhe do të jepni dorëheqjen nga punët që nuk kanë një pagë të kënaqshme. Kjo puna e “pastrimit” do të zgjasë deri më 30 dhjetor, kur Jupiteri do të zbresë, ndonëse për një kohë të shkurtër, në shenjën tuaj. Akrepi do të jetë në vend të katërt.

 

SHIGJETARI: Vendi i 11-të për Shigjetarin këtë javë. Situata financiare nuk paraqitet aspak e mirë. Që kur Dielli ka hyrë në shenjën e Akrepit, shenja e tretë e zjarrit është përqendruar në blerjet që lidhen me botën e profesionit, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë të shtojnë të ardhurat në të ardhmen. Megjithatë, mund të hasni në surpriza të pakëndshme, si vonesa të pagesave, dhe do t’ju duhet të shtrëngoni rripin deri në stabilizimin e situatës ekonomike. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë.

 

BRICJAPI: Pritet që kjo të jetë një javë me ulje e ngritje, sidomos gjatë fundjavës. Me Venusin në shenjë dhe Marsin në shenjat e ujit dhe Uranin në ato të tokës, pritet që të keni një javë të mbushur me ngjarje, sidomos në bërthamën familjare. E gjithë vëmendja do të përqendrohet te fëmijët. Me siguri që do të arrijnë t’ju emocionojnë me fjalët e para të shqiptuara ose do t’ju bëjnë krenarë me zgjedhjen e një universiteti prestigjioz. Ju do të mbani vendin e pestë.

 

UJORI: Java do jetë paksa e ngarkuar për ju, prandaj përpiquni të bëni gjithçka me qetësi. Në dashuri fati po ju prin, por nëse keni dy histori, ndoshta është koha për të bërë një zgjedhje. Në punë kushtojini vëmendje financave fundjavën e ardhshme. Një marrëveshje gojore me një eprorin tuaj, që më pas do të çonte në nënshkrimin e një kontrate të vërtetë, me sa duket nuk është respektuar. Megjithatë mund të keni të bëni me një person tjetër po aq të rëndësishëm, i cili në mënyrë të pashpjegueshme do të ndryshojë mendje, duke vendosur të rregullojë pagën e rënë dakord më parë. Vendi i 12-të për Ujorin këtë javë.

 

PESHQIT: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë, edhe nëse nuk do të jenë të gjitha ditët pozitive. Përkushtojuni më shumë familjes. Në sektorin sentimental do të jeni mjaft të paqëndrueshëm, veçanërisht nga e enjtja e në vazhdim. Të lindurit e Peshqve, në fakt, do të shtyhen nga Venusi në Bricjap për të bërë një zgjedhje në lidhje me një person që po frekuentojnë, ndërsa në rastin e një çifti të qëndrueshëm, për të filluar një bashkëjetesë ose për të vulosur bashkimin e tyre. Planeti i bukurisë dhe i harmonisë mund të mos lejojë që të përjetoni një zhgënjim tjetër. Në rast se do të tregoheni të pavendosur, rrezikoni të humbisni përfundimisht të dashurin e zemrës. Vendi i 9-të për Peshqit.

Author: portali