Horoskopi javor nga Paolo Fox, këtyre shenjave do t’u buzëqeshë fati gjatë datave 18-24 prill

DASHI:  Ju pret një javë e shkëlqyer. Yjet ju këshillojnë të mos e vrisni mendjen më shumë seç duhet, përndryshe do të turbulloheni. Është e vërtetë që shpesh fati ju ndihmon, por meqë Venusi do të largohet nga hapësira juaj zodiakale ditën e mërkurë, organizohuni në mënyrë të tillë që me gjërat më të rëndësishme të merreni në ditët e Hënës së re në krye të javës. Në dashuri do të triumfoni. Do të jenë të favorizuara takimet me një person të shenjës së Binjakëve. Është e pamundur t’i rezistosh këmbënguljes suaj.

 

DEMI: Do të keni një javë shumë të mirë, një ndër më të bukurat që prej fillimit të këtij viti. Hëna e re do të kthehet nga shenja juaj së bashku me planetin Venus. Do të ndiheni të lumtur krejt papritur jo vetëm për suksesin apo paratë, por për mënyrën si do të arrini t’i zgjidhni përfundimisht disa çështje familjare. Në lidhje me jetën tuaj intime mund t’ju ndodhë diçka e papritur. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Bricjapit, një shenjë që ju ngjall siguri në marrëdhëniet intime.

 

BINJAKËT: Edhe për ju kjo do të jetë një javë shumë e mirë. Edhe pse keni shumë gjëra për të bërë dhe duket sikur pa ju puna nuk do të ecë, lejojini vetes pak pushim. Sado të fortë t’ju duket vetja, kushtojini vëmendje shëndetit, pasi mund të keni probleme me veshkat, bronket apo mëlçinë. Të hënën mund të bëni ndonjë çmenduri të vogël. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Dashit. Mos harroni se një përkëdhelje vlen më shumë se një mijë fjalë.

 

GAFORRJA: Kjo do të jetë një javë e mirë për ju. Nëse në ditët e Hënës në prapavijë do të mendoni se jeni të pafat në dashuri, gaboheni. Dashuria do të lulëzojë ditën e mërkurë, atëherë kur Venusi do të kthehet nga shenja e Demit. Planeti i dashurisë do të rrijë në atë shenjë mike deri në ditët e para të majit. Ndërkohë mos bëni asgjë për të cilën mund të pendoheni në aspektin profesional. Hëna e re nuk do t’ju ndihmojë. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Shigjetarit.

 

LUANI: Kjo do të jetë një javë e mbarë për shenjën tuaj. Hëna e re në shenjën e Dashit do të shërbejë si trampolinë për ju drejt sukseseve dhe nismave të reja. Por kini parasysh se gjatë muajit prill do të ketë lëvizje të planetëve, që do t’ju krijojnë vështirësi pikërisht në sektorin profesional. Prandaj duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që do t’ju paraqitet brenda datës 19 prill. Venusi do t’ju ndihmojë të keni sukses, ndërsa shëndeti nuk parashikohet edhe aq i mirë. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Peshores.

 

VIRGJËRESHA: Java për ju do të  jetë e mbarë. Juve nuk mund t’ju cilësosh si njerëz burokratë, por e pëlqeni përpikërinë. Në javën e tretë të prillit do të merrni lajme të mira në sektorin e punës. Kalimi i Mërkurit dhe Hënës në shenjën e Dashit ditën e hënë do të ndikojë edhe për ju, duke ju futur në një rrugë tjetër. Hëna dhe Venusi do të takohen në qiellin e Demit, pas një viti mungese. Nëse doni të bëni për vete dikë, duhet të nxirrni të gjithë “arsenalin”, pasi Marsi nuk ju ndihmon. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Dashit.

 

PESHORJA: Java për ju do të jetë e mirë. Duket sikur ju kanë shteruar energjitë. Ndieni dhembje koke, veshët ju fishkëllejnë, keni dhembje cervikale, prandaj bëni kujdes me shëndetin. Ditën e hënë bëni një bilanc të punës suaj. Nëse diçka nuk shkon ashtu siç doni, shqyrtojini edhe një herë disa çështje ditën e mërkurë, kur fatin do ta keni në shenjën tuaj. Nëse partneri ju nxjerr justifikime, verifikojini ato. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Dashit, marrëdhëniet do të forcohen.

 

AKREPI: Ju pret një javë shumë e mirë. Deri më datë 19 prill duhet t’i keni mbyllur çështjet më të rëndësishme. Në atë datë Dielli do të vendoset në prapavijë dhe mund t’ju hapen telashe. Për fat jeni shumë të zot për të kaluar sprovat me të cilat jeta ju përball. Hëna e re ditën e hënë do të bëjë mrekulli për ju në sektorin ekonomik. Binomi Venus-Hënë në shenjën e Demit do t’ju dhurojë momente pasioni. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Ujorit.

 

SHIGJETARI: Java për ju do të jetë shumë e mirë. Puna do të shkojë për mrekulli falë Hënës së re në shenjën e Dashit. Kjo fazë e re hënore do të përfshijë të gjitha shenjat e zodiakut, por do të ndikojë veçanërisht për Dashin, Luanin dhe Shigjetarin. Gjatë kësaj jave lini mënjanë mëritë personale dhe filloni një bashkëpunim të ri. Prilli do t’ju sjellë shpresë edhe në jetën personale dhe familjare. Në aspektin ekonomik do të merrni kënaqësi të madhe. Mos u tregoni më modestë seç duhet. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Dashit.

 

BRICJAPI: Kjo do të jetë një javë e mirë për ju. Për shkak të temperamentit tuaj, nuk jeni shumë të prirur për jetën familjare. Kjo nuk do të thotë se nuk jeni prindër të mirë apo bashkëshortë të dashur, por njerëzit që ju qëndrojnë pranë jo gjithmonë i kuptojnë nevojat tuaja, sidomos kur doni të rrini vetëm. Hera herës ndieni nevojën për t’ia mbathur diku. Ditën e mërkurë gjërat do të fillojnë të ndryshojnë për ju. Do të zbuloni se keni rënë në dashuri. Janë të favorizuara takimet  me të lindurit e shenjës së Dashit.

 

UJORI: Kjo javë do të jetë e shkëlqyer. Yjet kanë rezervuar gjëra të bukura për ju. Duhet të përqendroheni kryesisht në çështjet e punës. Mërkuri dhe Hëna do t’ju favorizojnë në projektet tuaja. Bëjeni në rrugë ligjore çdolloj marrëveshjeje, për t’i paraprirë ndonjë keqkuptimi. Mundohuni që t’i njihni mirë njerëzit me të cilët do të bashkëpunoni. Gjendja shëndetësore mund të mos jetë fort e stabilizuar, prandaj bëni kujdes. Janë të favorizuara takimet me të lindurit e shenjës së Luanit.

 

PESHQIT: Yjet parashikojnë se kjo do të jetë një javë shumë e mirë. Të rinjtë duhet të bëjnë më shumë kujdes kur vjen fjala për ngarjen e makinës, monopatinat… Kur Peshqit rrëzohen, rënia ngjan shumë me ato të filmave aksion. Mos harxhoni kohë duke menduar për udhëtimet e largëta. Suksesi dhe dashuria janë shumë pranë jush, mjafton t’i hapni sytë mirë. Hëna e re do t’ju ndihmojë në sektorin ekonomik dhe situata për ju do të fillojë të përmirësohet. Janë të favorizuara takimet me të lindurit në shenjën e Gaforres, një shenjë sensuale që dhuron shumë dashuri.

Author: portali