Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për javën e 2 të gushtit

DASHI: 

Duket se këtë javë shqetësimi juaj kryesor do të jenë financat. Problemet e fundit ekonomike do t’ju prishin humorin, madje mund edhe të debatoni me njerëzit e afërt. Ju këshillojmë të ruani qetësinë dhe të mendoheni dy herë para se të flisni. Gjërat do të shkojnë në vend të vet diku nga mesi i javës. Në aspektin e ndjenjave, çiftet e martuara do të kalojnë disa momente romantike, që do të përforcojnë lidhjen e tyre. Kjo javë do të jetë e suksesshme për studentët. Kushtojini më shumë rëndësi shëndetit dhe mirëqenies.

DEMI: Këtë javë duket se do të vuani nga disa probleme shëndetësore. Në aspektin profesional, punët do të jenë në favorin tuaj. E megjithatë, ju këshillojmë që të mos bini pre e ankthit dhe nervozizmit që keni këto kohë, përndryshe s’do t’i mbaroni dot në kohë afatet që ju janë dhënë. Kontrolloni tonin e zërit, përndryshe këto biseda të pakujdesshme mund të çojnë në konflikte. Sa herë që përballeni me probleme, është familja ajo që ju mbështet.

BINJAKËT: Në fillim të javës duket se do të jeni i shqetësuar për financat tuaja. Mesi i javës do të jetë më fitimprurës, gjë që do të rregullojë ekuilibrat. Java do të jetë shumë e favorshme në aspektin profesional. Sa herë që gjendeni me shpatulla për muri, është pikërisht partneri ai që ju ndihmon. E mes gjithë këtyre të mirave, ju këshillojmë vetëm të kujdeseni më shumë për shëndetin.

GAFORRJA: Këtë javë, edhe ju do të përballeni me probleme financiare. Duket se pushimet kanë lënë pasoja. Karriera do të shkojë si jo më mirë dhe do të firmosni disa marrëveshje me leverdi. Në aspektin sentimental, mund të debatoni me partnerët, ndaj tregohuni më të duruar kur jeni në inat e sipër. Ju këshillojmë të ushqeheni më mirë, përndryshe do të lindin probleme me stomakun.

LUANI: Në fillim të javës duket se do të përballeni me disa probleme si profesionale, ashtu edhe personale. Gjërat do të përmirësohen diku nga mesi i javës, ditë kur edhe të ardhurat do të shtohen. Keni kohë që jeni fiksuar pas blerjeve, sidomos të shtrenjtave, ndaj ju këshillojmë të mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Gëzoni shëndet të plotë dhe jeni më se të qetë për sa kohë ju jeni qendra e vëmendjes.

VIRGJËRESHA: Në fillim të javës do të ndiheni disi të plogësht dhe në një gjendje letargjie. Kjo do të ndikojë shumë në aspektin profesional, pasi s’po u përmbaheni dot afateve. Por, ka nga ata edhe që do të ngrihen në detyrë ose do të shpërblehen me një rritje rroge. Kjo javë do të jetë shumë e favorshme për studentët që kanë provime. Rregulli që aq shumë ju karakterizon, ndonjëherë edhe ju pengon.

PESHORJA: Këtë javë edhe të lindurit e shenjës suaj do të përballen me disa probleme financiare, por jo vetëm. Do të merrni lajme të mira në punë dhe do të fitoni gjithnjë e më shumë nëse kujdeseni për harmoninë dhe marrëdhëniet e mira me eprorët dhe kolegët. Do të ndiheni disi melankolikë këtë periudhë dhe do të ndieni dëshirën të vizitoni një vend fetar për t’u qetësuar.

AKREPI: Nëse keni një aktivitet privat, do të përballeni me disa probleme të pakëndshme. Ju këshillojmë që të kontrolloni egon kur flisni me kolegët apo bashkëpunëtorët, pasi rrezikoni shumë. Mos shpenzoni shumë, sidomos për udhëtime apo gjëra të shtrenjta, se në vjeshtë do të keni shpenzime të tjera. Në aspektin shëndetësor, do të ndiheni plot energji dhe gati për të përballuar gjithçka.

SHIGJETARI: Kjo javë do të jetë një çmenduri në aspektin profesional, pasi ngarkesa është e madhe. Por, edhe të ardhurat nuk do të mungojnë. Nëse jeni në prag të një vendimi të madh, një person i afërt do t’ju mbështesë ta hidhni këtë hap. Java do të jetë shumë produktive për studentët, por edhe udhëtimet që ju kaq shumë i doni nuk do të mungojnë.

BRICJAPI: Studentët këtë javë do të përballen me probleme në shkollë. Ndërsa të punësuarit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë për të arritur qëllimet e tyre. Jeni me fat, sepse sa herë jeni në vështirësi, familjarët ju mbështesin gjithmonë. Kujdes shëndetin, se lodhja mund të ketë pasoja. Kërkimit të një personi të veçantë për ju në jetën sentimentale, duket se po i vjen fundi. Tanimë mund ta keni gjetur.

UJORI: Kjo javë do të jetë shumë e favorshme në aspektin profesional. Do të gëzoni vlerësimin e kolegëve dhe do të mbyllni me sukses një projekt,  për të cilin do të shpërbleheni. Edhe biznesmenët do të kenë të ardhura në rritje. Do të njiheni me dikë që do të ndikojë shumë në të ardhmen tuaj. Jeta juaj në familje është e bekuar. Janë pikërisht ata që ju ndihmojnë të ngriheni në këmbë sa herë që dikush ju rrëzon.

PESHQIT: Kjo do të jetë javë shumë e favorshme për të rritur të ardhurat tuaja. Nëse doni të jeni sa më efikas, jepuni duarve. Do të kaloni momente të këndshme në çift. Kjo periudhë është e favorshme edhe për beqarët. Disa probleme të vogla shëndetësore do t’ju bezdisin, por me pak ushqim të mirë do të kaloni gjithçka. Dilni, merrni ajër të pastër dhe mos harroni sportin.

Author: Portali