Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 20-26 qershor

Dashi: Gjithçka do të shkojë për mrekulli. Të enjten Venusi do të vendoset në pozicion të favorshëm për Dashin, duke shënuar fillimin e një periudhe mjaft interesante në sferën e dashurisë. Gjatë muajit korrik beqarët do të përjetojnë histori pasionante. E marta dhe e mërkura janë ditët me fat të javës, për shkak të pranisë së Hënës në shenjë. Edhe në punë situata parashikohet e mirë.

 

Demi: Këtë javë Venusi do ta braktisë shenjën tuaj për t’u zhvendosur në atë të Binjakëve, prandaj shfrytëzojeni në maksimum praninë e tij deri më datë 22 qershor. Kështu do të keni një mundësi të fundit për të sqaruar çështjet që i keni më për zemër me partnerin, ose për të bërë përpara nëse jeni beqar. Të enjten dhe të premten Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar shumë fat.

 

Binjakët: Këtë javë planeti i dashurisë do të kalojë në shenjën tuaj. A ndiheni të gatshëm që t’i uroni mirëseardhjen? Do të fillojë për ju një periudhë me të vërtetë intensive, ku nuk do të mungojnë aventurat, emocionet edhe dramat, tamam si ju pëlqen ju. Edhe Mërkuri do t’i bashkohet shenjës suaj, ndërkohë që Jupiteri gjithashtu ju favorizon. Në sferën profesionale pritet që të merrni një lajm të mirë. Dita më me fat e javës është e diela.

 

Gaforrja: Planeti Venus do të qëndrojë aktiv dhe në favor të shenjës suaj deri ditën e enjte. Përfitoni nga kjo periudhë për të folur me partnerin dhe për t’u përballur me  çështjet e lëna pezull. Të  martën e të mërkurën Hëna në prapavijë do t’ju krijojë vështirësi, sidomos në aspektin profesional, ndërsa të enjten dhe të premten do t’ju favorizojë. Ka rrezik që diçka të mos shkojë sipas parashikimeve.

 

Luani: Këtë javë pritet që të merrni lajme të mira. Të enjten më datë 23 qershor, planeti Venus do ta mbështetë shenjën tuaj. Do të nisë për ju një periudhë me shumë fat në dashuri dhe në fushat e tjera në përgjithësi. Mërkuri dhe Marsi në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojnë mundësi të reja në aspektin profesional. E diela do të jetë dita më me fat e javës.

 

Virgjëresha: Ditën e enjte planeti Venus do të fillojë një transit të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju shkaktuar turbullira në jetën sentimentale. Edhe në sferën e punës do të hasni pengesa, për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Mërkurit. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët me fat të javës, sepse Hënën do ta keni aleate.

 

Peshorja: Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë vendosur në prapavijë për shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni nervozë. Por ditën e enjte situata do të përmirësohet, sepse Venusi do të kthehet nga Peshorja, prandaj gjatë javëve në vazhdim do të përjetoni momente emocionuese në aspektin e ndjenjave. Ndërsa ndikimi negativ i Marsit do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

 

Akrepi: Këtë javë do të ketë lajme të mira për ju. Duke filluar që nga dita e enjte, Venusin nuk do ta keni më kundërshtar. Vështirësitë që keni përjetuar së fundmi në sferën e ndjenjave do të daraviten pak nga pak dhe do të ndiheni më të qetë e të sigurt në vete. Hëna në prapavijë në datat 23, 24, dhe 25 qershor do t’ju krijojë vështirësi të mëtejshme.

 

Shigjetari: Gjatë muajit korrik situata do të bëhet më e ndërlikuar në sferën e ndjenjave, për shkak se Venusin do ta keni kundërshtar. Do të keni periudha krize, kur do ta vini në diskutim lidhjen me partnerin. Edhe në aspektin profesional do të hasni pengesa. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më me fat të javës, sepse Hënën do ta keni aleate.

 

Bricjapi: Kjo është një periudhë stresuese për të lindurit e kësaj shenje, pasi do t’ju duhet të përballeni me Marsin dhe  Jupiterin në pozicion të pafavorshëm. Do të ndiheni të lodhur dhe disa përgjigje që prisni në lidhje me çështjet e punës do të vonojnë të vijnë ose nuk do të jenë ato që prisni. Ditët fatlume me Hënën në shenjë do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna, kurse ato më terse, e marta dhe e mërkura.

 

Ujori: Gjatë këtyre javëve të fundit nuk i keni pasur gjërat të lehta në aspektin e ndjenjave, por tani situata do të ndryshojë. Nga data 23 qershor e në vazhdim Venusi nuk do t’ju bëhet më pengesë, por do të jetë më aktiv se më parë në favorin tuaj, duke ju ndihmuar të zgjidhni çështjet e mbetura pezull me partnerin. Për beqarët parashikohen takime me njerëz të veçantë. Falë mbështetjes së Jupiterit dhe Mërkurit, do të merrni lajme të mira në sferën e punës.

 

Peshqit: Këtë javë, për fat të keq, Venusi do të kalojë në prapavijë, duke ju sjellë më shumë pengesa në jetën në çift dhe duke shkaktuar kriza. Edhe në punë diçka mund të mos shkojë sipas parashikimeve, për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit. Për fat, Hëna aleate në shenjë ditën e hënë do të ndihmojë për t’jua ngritur moralin.

Author: portali