Horoskopi nga Paolo Fox, 17 Mars 2022. Zbuloni parashikimin e yjeve

Dashi: Takimet e reja mund të sjellin surpriza në dashuri. Kini kujdes, mund të ketë disa shqetësime. Dita është interesante në punë, veçanërisht për projektet e reja.

 

Demi: Më në fund Hëna kthehet në favorin tuaj. Përfitoni nga kjo për ta rregulluar pak situatën me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni, por bëjeni pasdite. Ndërkohë, kjo është koha më e mirë për të punuar.

 

Binjakët: Bëni kujdes në dashuri! Do të viheni në provë, edhe nëse keni marrëdhënie të fortë. Këto janë ditë të mira për të diskutuar për punën, por nëse bëhet fjalë për diçka të rëndësishme, shtyjeni deri në datën 19.

 

Gaforrja: Sot jeni pak kontrovers sot dhe kjo nuk është diçka e mirë për marrëdhëniet. Në punë, nëse ka situata komplekse, mund të shfaqen zgjidhje.

 

Luani: Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet e reja. Diçka e bukur po vjen në fundjavë. Ndërkohë jini të vëmendshëm në punë.

 

Virgjeresha: Nëse jeni beqar, mos u tundoni nga takimet e rastësishme. Në punë ju duhet kohë për të bërë disa dokumente.

 

Peshorja: Falë ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, do të jeni më të qartë. Kjo është periudhë shumë e mirë për të menaxhuar takimet. Nëse po punoni me një projekt të rëndësishëm, bëni më të mirën.

 

Akrepi: Kjo është një periudhë pozitive në dashuri. Në punë, aftësia për të vepruar ju dyfishohet dhe papritur mund të zgjidhen të gjitha problemet.

 

Shigjetari: Këtë periudhë keni nevojë për qetësi shpirtërore. Ka pak tension në punë, të paktën sot dhe nesër. Duhet të sqaroni se çfarë ka mbetur pa zgjidhur.

 

Bricjapi: Duke shfrytëzuar Hënën, përpiquni të shmangni konfliktet. Diçka nuk shkon në punë, mundohuni të shmangni përballjen me probleme.

 

Ujori: Në dashuri bëhuni gati për ditë emocionuese! Në punë mos u nxitoni dhe mos bëni zgjedhje të këqija për këtë arsye.

 

Peshqit: Sot do të jeni të shqetësuar, sidomos gjatë pasdites. Mendoni mirë, veproni me kujdes dhe shmangni gabimet.

Author: portali