Dashi: Në dashuri, kini kujdes nga çdo situatë e ndërlikuar. Në punë ka ende probleme të vogla për t’u zgjidhur.
Demi: Në dashuri, nëse duhet të bëni propozime, veproni sot. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje financave, Mërkuri që gjendet përballë jush këshillon kujdes.
Binjakët: Situatë interesante për ndjenjat, përpara se të nddërprisni kontaktet me dikë, jini të sigurt për ndjenjat tuaja. Në punë, propozimet e reja nuk do të vonojnë të vijnë.
Gaforrja: Nëse sapo keni dalë nga një lidhje, mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm. Në aspektin e punës më të favorizuar janë ata që janë të vetëpunësuar. Do të keni më shumë fat nga java e ardhshme.
Luani: Në dashuri shmangni komplikimet e panevojshme. Nga pikëpamja e punës ju ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për pak relaks.
Virgjëresha: Aspekti i mirë i Venusit ndihmon ndjenjat, madje edhe ata që kanë dalë së fundmi nga një ndarje. Në punë, nga ana tjetër, Hëna e favorshme ju jep një avantazh, mos e braktisni veten në lodhje.
Akrepi: Në dashuri, nëse po largoheni nga një person, sqarimet janë të mundshme. Në punë megjithatë lajmet vijnë, bëhuni gati.
Shigjetari: Ditë interesante për ndjenjat, veçanërisht e nesërmja. Në punë, megjithatë, edhe nëse lodhja ndjehet, do të shpërbleheni me sukses.
Bricjapi: Emocione të bukura për ndjenjat falë aspektit të mirë të Hënës dhe Venusit. Në punë, nëse keni negociata ligjore në zhvillim, do të jetë e lehtë t’i zgjidhni ato.
Ujori: Rikuperim i mirë për ndjenjat, është një periudhë pozitive për zemrën. Nga ana tjetër në punë jeni plot ide, janë të favorizuar më shumë ata që merren me çështjet e komunikimit dhe reklamimit.
Peshqit: Nëse doni të rikuperoni një marrëdhënie, sot është dita më e mirë për ta bërë atë. Në punë, megjithatë, qëndroni larg polemikave të panevojshme sot.