Horoskopi nga Paolo Fox për daten 14 nëntor 2021

Dashi

Dikush, dikur qeshi me ambiciet e tua. Tani që po i realizoni i ka ngrirë buzëqeshja. Ka një mundësi të shkëlqyer para jush për të udhëtuar botën. Mos lejoni që në ide të sjellin largësi mes jush dhe një të afërmi. Edhe pse përparësitë tuaja nuk janë të njëjta, keni shumë kujtime të lumtura së bashku.

Demi

Një mik ju ka mashtruar. Jeni lodhur duke dëgjuar arsyetimet e tij. Largohuni me qetësi. Nëse vazhdoni të qëndroni afër tij do keni probleme serioze. Nuk ia vlen të rrezikoni. Qëndroni me njerëz për të cilët jeni me të vërtetë i rëndësishëm. Dikush do t’ju kërkojë një hua. Mos u ndjeni keq për ta refuzuar këtë kërkesë. Ju keni përparësi të tjera.

Binjakët

Të jesh jo i besueshëm ose i pandershëm do të dëmtojë reputacionin tuaj profesional. Nëse keni probleme me vendosjen e orareve, bëhuni agjent i lirë. Keni ndonjë lajm të pakëndshëm për të dhënë? Jepeni sa më shpejt që njeriu që keni përballë të marrë masat. Mos prit askënd që të të bëjë të lumtur se do zhgënjehesh. Gëzimin e gjeni vetëm brenda vetes.

Gaforrja

Mos i besoni dikujt që mendon se di përgjigjen e gjithçkaje. Kur nuk jeni i sigurt se cilin drejtim duhet të merrni, besojini intuitës suaj. Nëse nuk doni të mbani dietë, mos e bëni. Bëni më mirë palestër, ecje, gjithçka tjetër që ju pëlqen. Zënkat me kolegët e bëjnë punën të pakëndshme. Përpiquni të shfaqni energji pozitive. Shmangni thashethemet. Komplimentoni dikë që është në vështirësi. Kërkoni ndihmë kur nuk jeni të sigurt se nuk dini si të vazhdoni me detyrat tuaja. Do ndiheni shumë më mirë.

Luani

Do të jetë e vështirë të merreni me një çështje financash. Mos e teproni me ushqimin dhe pijen. Kështu do shmangni një sëmundje të mundshme. Jepini trupit karburantin ushqyes që i duhet për të lulëzojë. Kënaquni me mënyra më të shëndetshme.

Virgjëresha

Mos i ekzagjeroni arritjet tuaja para dikujt që pëlqeni. Ky njeri do t’ju pëlqejnë shumë më shumë nëse jeni i sinqertë dhe modest. A jeni në një lidhje serioze? Është koha për të zbuluar një gënjeshtër të bardhë që thatë shumë kohë më parë. I dashuri do t`ju mirëkuptojë. Vetëm se familja juaj kishte tradita të caktuara nuk do të thotë se të gjithë të tjerët (që nuk kanë këto tradita) janë budallenj. Nëse doni të keni një jetë të lumtur në shtëpi, duhet të përzieni ritualet e të dyja palëve. Kini respekt për partnerin. Kjo është shumë e rëndësishme.

Peshorja

Gjetja e një pune më të qëndrueshme do të jetë sfiduese. Kur nuk jeni duke kërkuar për një punë, mbusheni kohën me aktivitete të këndshme. Vizitoni një muze, bëni një shëtitje në natyrë ose dëgjoni muzikë. Jini të sinqertë kur një mik kërkon të vijë të qëndrojë me ju. Nëse doni të rrini vetëm, flisni lirshëm me të. Propozoni një datë tjetër, kur nuk do jeni aq të zënë me veten.

Akrepi

Një problem shëndetësor tek fëmija do t`ju çoroditë. Kur gjërat shkojnë keq, merrni frymë thellë Ekziston gjithmonë një zgjidhje për dilemën tuaj. Do ta gjeni shumë më shpejt nëse qëndroni të qetë dhe vigjilent. Nuk është diçka serioze. Nëse ndjeheni të trishtuar, jepi vetes një ditë pushimi. Shkoni në shtrat më herët me një libër të mirë. Qëndroni larg nga ekranet e telefonit, kompjuterit apo televizorit.

Shigjetari

Ballafaqimi me një të afërm mashtrues është i vështirë. Pavarësisht sa e sfidoni versionin e tij të fakteve, ai do insistojë se kanë të drejtë. Jini të drejtë dhe të sjellshëm. Kujdes me kërkesat e një miku ose partnerit romantik. Delegoni disa nga përgjegjësitë tuaja ndaj të afërmve, shokëve dhe kolegëve. Po mbani shumë kunguj nën një sqetull.

Bricjapi

Të mësuarit rreth një teme është më i vështirë sesa pritej. Puna me një mësues mund të jetë e dobishme. Mendimet e këtij njeriu janë mjaft të sakta. Tregojini respektin që meriton. Nuk jeni të sigurt në lidhje me ndjenjat tuaja për dikë. Kështu që mos i jepni shpresa të kota. Shpjegojani mirë si qëndron problemi.

Ujori

Mos lejoni që dembelizmi të ndërhyjë në planet e karrierës. Nëse dëgjoni që një punë emocionuese po bëhet e disponueshme, aplikoni sa më shpejt që të jetë e mundur. Në vend që të dilni me miqtë, qëndroni në shtëpi duke rregulluar CV-në tuaj dhe duke mbledhur referenca. Kjo nuk është koha e duhur për ta kaluar një miqeësi në një lidhje romantike. Edhe pse keni një admirim të madh për një person, nuk jeni të përshtatshëm si partnerë.

Peshqit

Bëni kujdes me pamjen tuaj. Kur dukeni mirë, ndiheni edhe më mirë. Sa më shpejt ta doni veten, aq më shpejt do të tërhiqni dashurinë, fatin dhe paratë që dëshironi drejt jush. Të bëheni miq me njerëzit vetëm në bazë të interesave profesionale është një gabim i madh. Gjëja e fundit që dëshironi është të etiketoheni si hipokrit. Nëse do të përparoni, le të jetë meritë e talentit tuaj.

Author: admin