Horoskopi nga Paolo Fox për daten 30 tetor 2021

Dashi

Në dashuri dëshironi të bëni paqe me një person, pasi kohët e fundit ka pasur keqkuptime. Në punë, deri në fund të këtij muaji do të jetë e mundur të lidhni një marrëveshje me vlerë për ju.

Demi

Në dashuri, muaji tetor përfundon me mundësinë për të përjetuar një emocion të bukur. Atmosfera familjare do të jetë e qetë dhe një prelud i momenteve emocionuese të intimitetit: ky është përfitimi i kalimit të Marsit te çiftet. Lërini fëmijët tek të afërmit, organizoni një fundjavë për dy dhe harroni problemet e punës që prania e Saturnit jua bën të rënda.

Binjakët

Në dashuri, nëse keni një ankesë për të bërë, është më mirë të flisni deri të shtunën e jo më vonë. Në punë po bëni një bilanc të situatës, do të keni nevojë për bashkëpunëtorë, ca gjëra nuk bëhen dot vetëm.

Gaforrja

Në dashuri jeni në një udhëkryq dhe duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Në punë po vijnë të reja të rëndësishme. Gjithçka që dukej e vështirë gjatë muajve të fundit tani është e rikuperueshme.

Luani

Në dashuri nuk do ta keni të vështirë të thoni se si ndiheni dhe ta vendosni partnerin me shpatulla pas muri. Në punë mund të keni debate të forta me kolegët dhe eprorët.

Virgjëresha

Në dashuri, yjet ju ftojnë të jeni të kujdesshëm në çështjet e zemrës. Duket se e jetoni dashurinë më shumë për forcë zakoni sesa për kënaqësi dhe ka një tundim të fortë për të prishur gjithçka. Në punë nuk ka të reja, por Nëntori që po afron është një muaj që do të fillojë shumë mirë.

Peshorja

Në dashuri rikthehet dëshira për të bërë plane për çiftet e sapolidhura. Në punë, mos e nënvlerësoni një takim që mund të kthehet në diçka të vlefshme këto ditë.

Akrepi

Në dashuri, nëse ka një lidhje që nuk funksionon, sot mund të kthehen ankthet e vogla. Në punë, nëse keni procese gjyqësore në pritje ose ka çështje që duhet të diskutoni, nuk mund të prisni që gjithçka të zgjidhet shpejt.

Shigjetari

Në dashuri këtë të premte 29 tetor ka një situatë të bukur astrologjike. Në punë, rrethohuni me njerëzit e duhur duke bërë zgjedhjet e duhura.

Bricjapi

Në dashuri tre ditët e ardhshme janë shumë interesante dhe sidomos të dielën do të ketë një kthesë të vogël në dashuri. Mundësi të mëdha janë duke ardhur në sferën e punës.

Ujori

Në dashuri është koha e duhur për të bërë një pauzë për reflektim. Në punë është e përshtatshme të shtyni takimet me kleçka.

Peshqit

Në dashuri është më mirë të shprehni mendimet tuaja këtë të premte, pa pritur fundin e muajit. Merrni disa ditë pushim në punë.

/noa.al

Author: Portali