Horoskopi për datën 12 qershor nga Russell Grant

Dashi

Mos u fiksoni pas një pakënaqësie që jua bën jetën të mjerueshme. Emocionet negative shtohen në këtë mënyrë. Jepini vetes një pushim dhe kthejeni vëmendjen në gjëra të bukura. Sapo të ndryshojë gjendja juaj emocionale, rrethanat do përmirësohen. Rezistojini tundimit për të nxituar për një vendim. Është e vështirë për një person impulsiv si ju që të ecë ngadalë, por kjo do të funksionojë në avantazhin tuaj. Merrni frymë thellë dhe ngadalë.

Demi

Debatet mbi politikën, kulturën dhe fenë janë një humbje kohe. Ju nuk do mund të ndryshoni bindjet e askujt. Përpiquni të përqëndroheni te gjërat që keni të përbashkëta. Mos e fajësoni veten për dashurinë që keni ndaj luksit. Duke ia bërë qejfin vetes sfidat do t`ju duken më të vogla, më të kapërcyeshme. Vetëm në këtë mënyrë që qëndroni cool.

Binjakët

Kokëfortësia do t`ju çojë në mundësi të humbura. Është koha për të vendosur nëse doni ta mbani një punë ose të gjeni një mundësi më të dobishme. Shmangni ekzagjerimin e situatave. Njerëzit do t’ju marrin seriozisht nëse bëni një vlerësim të saktë të problemeve. Në vend që të këmbëngulni që një dilemë e vogël të zgjidhet menjëherë, jini realist dhe mos e ekzagjeroni situatën.

Gaforrja

Durimi nuk është një nga virtytet tuaja. Ju jeni duke u shqetësuar për një vendim të ardhshëm. Mos u shqetësoni dhe mos u konsumoni përpara kohe. Kujdes nga një impuls për të mbrojtur të afërmit nga problemet me çdo kusht. Në shumicën e rasteve, është më mirë që të afërmit tuaj t`i zgjidhin vetë vështirësitë e tyre. Le të marrin përsipër pasojat e veprimeve të tyre.

Luani

Është e vështirë të jesh i sinqertë. Një person me autoritet nuk është i gatshëm të dëgjojë të vërtetën. Mbani një ditar për të shprehur shqetësimet tuaja. Kur t`i lexoni ato që keni shkruar do ndiheni më mirë dhe do qeshni. Disa njerëz ju akuzojnë se i merrni lehtë situatat serioze. S`keni mungesë emocionesh, thjeshtë jeni optimistë.

Virgjëresha

Duket se ju jeni duke u dënuar se nuk po silleni si gjithë të tjerët. Mos u shqetësoni se çfarë thonë të tjerët dhe qëndroni të përqendruar në të bërit gjërat sa më mirë të mundeni. Një qëndrim i fiksuar pas parave duhet të zbutet. Jepini vetes lejen për të blerë ca gjëra të lezetshme me raste.

Peshorja

Mos lejoni që ambicia juaj t`ju prishë kënaqësitë e jetës. Ju do të jeni shumë më efektiv duke bërë pushime të rregullta. Shijimi i kënaqësive të thjeshta do t’i vendosë planet tuaja në perspektivën e duhur. Prisni disa ditë para se të merrni një vendim të rëndësishëm. Ju nuk keni të gjitha informacionet e nevojshme. Me durim do e gjeni zgjidhjen shpejt. Prisni, shihni, dëgjoni dhe mësoni.

Akrepi

Është e vështirë për ju të përqendroheni kur keni kaq shumë opsione interesante në dispozicion. Ndaloni së i bëri presion vetes për të bërë një zgjedhje. Ndaloni çfarë po bëni dhe merrni frymë thellë. Uluni në heshtje dhe flisni me intuitën tuaj. Do gjeni rrugën më të mirë. Bëjini vetes një nder dhe jini plotësisht të ndershëm në lidhje me një situatë të sikletshme. Gjithkush bën gabime, por nëse i bëni, pranojini.

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nuk mund të keni ndikim mbi sjelljen e njerëzve të tjerë. Kjo nuk ju bën të pafuqishëm. Duke e orientuar energjinë tuaj në një drejtim më pozitiv, nuk do të shqetësoheni për gjëra që s`ia vlejnë. Disa njerëz janë të befasuar nga qëndrimi juaj i shkëputur ndaj një situate shqetësuese. Po kjo është rruga më e mirë që duhet të ndiqni.

Bricjapi

Ju gjeni faj dhe gabime në çdo gjë që bën një i afërm. Më mirë shkëputuni ca kohë nga njëri-tjetri. Bëni një listë të cilësive të tij të mira. Këto mendime do ju bëjnë që të fokusoheni tek ndjenja që keni për të. Përqendrimi tek problemet e vogla do t’i rëndojë ato. Sa herë që e kapni veten duke u ankuar, kërkoni për gjëra pozitive. Këto rrethana do të përmirësohen menjëherë nëse qëndroni pozitivë.

Ujori

Duke qenë tepër kritik nuk do të frymëzoni askënd me sjelljen tuaj. Vërejtjet tuaja negative vetëm do të krijojnë pakënaqësi të thellë. Fokusohuni në pikat e forta dhe bëni komplimente. Merrini seriozisht ankesat e të tjerëve. Nëse një i dashur ju thotë se i keni lënduar ndjenjat, mendohuni mirë. Pyesni se çfarë mund të bëni për të shmangur këto probleme. Gjeni një rrugë të mesme.

Peshqit

Kini kujdes me shprehjen e mendimeve tuaja. Xhelozia po ju shkakton probleme. Kini besim tek lidhja juaj, nëse jo, më mirë largohuni. Qëndroni më mirë vetëm dhe jepini vetes dashurinë për të cilën ka nevojë.

Author: Portali