Horoskopi për datën 13 qershor nga Russell Grant

Dashi

Ndryshimet e mëdha financiare do ju detyrojnë që të jeni më të shkathët. Do bëni më shumë kujdes me shpenzimet. Nëse shikoni diçka të shtrenjtë, prisni një javë derisa ta blini. Kjo do t’ju ndalojë të bëni një blerje për të cilën do pendoheni. Durimi sjell vetëm mirëqenie. Besojini njerëzve që keni pranë dhe do ecni përpara. Harrojeni të kaluarën.

Demi

Keni bërë disa ndryshime në jetën tuaj të cilat nuk kanë marrë aprovimin e të afërmve tuaj. Ata duan të ruani qëndrueshmërinë, por ju mendoni ndryshe. Dëgjoni zemrën. Jeni gati për diçka të re. Përpjekja për të kënaqur nevojat e dikujt tjetër do t`ju sjellë vetëm fatkeqësi. Ju nuk duhet të jeni përgjegjës për gjendjen e tyre emocionale. Shfaquni ashtu siç jeni dhe do tërhiqni rreth vetes njerëz të ngjashëm me ju: të denjë për të qëndruar me ju.

Binjakët

Një informacion tronditës do të dalë në dritë. Le të jetë ky një mësim për ju rreth miqësisë. Kur fjalët e dikujt nuk përputhen me veprimet e tyre, ka një problem. Ambienti juaj i punës është bërë shqetësues. Nuk jeni i sigurt nëse mund ta toleroni një koleg që gjithnjë ju ka shkaktuar probleme. Bisedoni me shefin tuaj për këtë. Është e rëndësishme që ai të dijë se çfarë po ndodh me stafin.

Gaforrja

Një mik do largohet befas nga shoqëria juaj. Mos e fajësoni veten për këtë gjë. Disa njerëz i fshehin problemet e tyre shumë mirë. Është e vështirë të argëtoheni kur ndiheni i pasigurt për të ardhmen tuaj. Duhet të mbani mend se e vetmja sjellje të cilën e keni nën kontroll është ajo e juaja dhe e askujt tjetër. Bëhu miku më i mirë i vetes dhe do dalësh nga kjo situatë e vështirë.

Luani

Disa ndryshime të habitshme po ndodhin në aspektin e karrierës. Kompania ku punoni mund të mbyllet ose shefi juaj mund të largohet nga organizata papritur. Edhe pse lajmi do të sjellë një tronditje të madhe, ai nuk duhet të shkaktojë panik. Një mundësi më e mirë do të vijë. Miqtë do t`ju ndihmojnë.

Virgjëresha

Një letër refuzuese nga një kompani punësimi ose universitet do dëmtojë egon tuaj. Mos u mërzitni, sepse nëse vazhdoni të kërkoni do gjeni diçka më të mirë. Mundësia e duhur do të arrijë kur të jeni relaksuar. Ndërkohë që prisni shkoni në koncerte, kinema, lexoni libra. Kur e vlerësoni veten, pjesa tjetër e botës do të ndjekë shembullin tuaj.

Peshorja

Mos prisni kocka nga qielli, por hyni në një punë të qëndrueshme për të pasur të ardhur atë rregullta. Vetëm kështu do t`i paguani faturat. Nëse do ju teprojnë, mund edhe të kurseni. Mos bëni një punë që nuk ju pëlqen, sepse nuk do jeni produktiv. Është shumë më e lehtë të fitosh para kur bën atë që e do. Çdo punë që përfshin reklamat, artin ose ligjin është e përshtatshme për ju.

Akrepi

Dikush që ju doni është duke u sjellë keq. Jeni lodhur duke e duruar. Më në fund do vendosni se ç?do bëni me këtë marrëdhënie. Personaliteti juaj është frikësues. Nëse e kuptoni se njerëzit po ju shmangin, përpiquni t`i largoni nga jeta juaj. Mos bëni pyetje personale. Jini të durueshëm për t’u njohur me njëri-tjetrin; marrëdhëniet intime marrin kohë. Ose përndryshe jepini duart.

Shigjetari

Një problem shëndetësor do të rishfaqet. Merreni seriozisht. Trajtimi do të kërkojë kohë. Mjeku duhet të bëjë disa analiza për të zbuluar se nga vijnë këto shqetësime. Jini të durueshëm dhe pushoni pak më shumë. Implikimi në një gënjeshtër mund t`ju dëmtojë reputacionin. Përveç kësaj, ju nuk doni të shkaktoni më shumë dhimbje tek viktimat e këtij mashtrimi.

Bricjapi

Një zemërim i fortë do t’ju detyrojë të ndaloni atë që po bëni. Partneri ose fëmija juaj po kërkon vëmendjen tuaj. Ju pëlqen ose jo duhet ta ndihmoni. Mërzinë mbajeni për më vonë. Kur t`i kërkoni miqtë për një bisedë, ata do jenë të gjithë të zënë.

Ujori

Jeta juaj në shtëpi nuk është në rregullin e duhur. Është e vështirë të hyni në një rutinë kur jetoni me njerëz që kanë orare krejtësisht të ndryshme impenjimesh. Mundësitë e karrierës që dëshironi nuk janë në dispozicion. Nëse doni të gjeni një punë më të mirë, duhet të përmirësoni qëndrimin tuaj. Bëni paqe me vendin e punës ku jeni tani. Shkruani një listë të gjërave pozitive në lidhje me situatën tuaj aktuale.

Peshqit

Do të duhet të bëni një udhëtim të papritur. Kjo do t`ju prishë disa plane të këndshme. Mundohuni të mos mbingarkoheni. Kur ndiheni të shqetësuar për diçka emergjente, merrni frymë thellë. Dikush që ankohet gjatë gjithë kohës po ju lodh. Mos e dëgjoni më. Merruni me punët tuaja.

Author: Portali